Kryeministri Edi Rama ka nisur në tur takimesh në Kosovë ditën e sotme. Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit atje si Presidenti Thaçi, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe liderin e VV- së Albin Kurti. Ajo që vihet re në pamjet e shpërndara për mediat, është kryeministri Rama që nuk ka asnjë masë mbrojtëse ndaj Covid-19.
Video tregon se të gjithë antarët e delegacioneve respektive, truprojat dhe punonjësit e Kuvendit të Kosovës, mbajnë maska mbrojtëse. Madje edhe mikpritësja Vjosa Osmani, mban maskë. I vetmi që “injoron” rrezikun e virusit, është kryeministri Edi Rama. Ndryshe nga Shqipëria, ku ai bën thirrje vazhdimisht për respektimin e masa mbrojtëse dhe distancimit social, në Kosovë Rama jep shembullin më të keq të mundshëm. Në fakt, edhe ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj. Nga ana tjetër, edhe shefi i Komunikimit Endri Fuga, mban maskë.
Si mund të shpjegohet kjo qasje e pazakontë e kryeministrit? Ka imunitet apo ka dalë vaksina dhe ai e ka marrë tashmë? Apo ka kaluar infeksionin dhe tani ka imunitet? Në të gjitha rastet, kryeministri Rama dha një shembull të keq që nuk duhet ndjekur. Aq më shumë në ambjente të mbyllura dhe me shumë njerët pranë njëri- tjetrit. /ShkodraWeb Media/