“Shtegton” nga Shkodra edhe një tjetër drejtori, do të kthehet rajonale dhe do të vendoset në…Lezhë

Nuk kanë të ndalur rrjedhjet apo emigrimet e drejtorive rajonale të dikstereve qendrore nga Shkodra në drejtim të bashkive të tjera. Nga viti 2013 dhe në vijim, thuajse të gjitha drejtoritë rajonale janë zhvendosur nga kryeqendra e Veriut në drejtim të Lezhës, Burrelit etj. Në fakt, pas largimit të Drejtoirsë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Lezhë, asgjë nuk duhet parë me habi.

Megjithatë, sa për statistikë, një tjetër drejtori do të ikë nga Shkodra. Bëhet fjalë për Drejtorinë e SHISH- Sherbimit Informativ i Shtetit. Mësohet se së shpjeti do të ketë një ristrukurim, edhe ky institucion, do të ketë drejtori rajonale. E gjeni dot ku do të jetë qendra rajonale? Sigurisht që jo në Shkodër por në Lezhë. Në Shkodër do të ketë një degë, një zgjatim, të ngjashëm me atë të drejtorive të tjera. Pyetja e vetme që mbetet është: A ka mbetur ndonjë drejtori tjetër që duhet të shtegtojë nga Shkodra drejt një qyteti tjetër?! /ShkodraWeb Media/


Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media