VIDEO – “Në fillim mërzitesha shumë, pastaj…”, Rudina Hajdaripër gafat në Kuvend: Mendimet, ëndrrat i shihja në anglisht

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka folur për gafat që ka bërë në Kuvend e të komentuara në media, të cilat shpesh e bënin pjesë edhe të memeve të ndryshme të rrjetit.

E ftuar në emisionin “E Diell”, në Top Channel, Hajdari është shprehur se në fillimet e saj në parlament ka pasur shumë emocione dhe fakti që kishte jetuar prej kohësh në Amerikë kishte bërë që mendimet dhe ëndrrat t’i shihte në anglisht.


E vetëdijshme që kjo ishte pika e saj e dobët, Hajdari thotë se ka punuar shumë dhe ia ka dalë të përmirësohet. Gjithashtu deputetja thekson se pasi të afërmit i flisnin që mos mërzitej, ajo i futi një mendje të lehtë dhe tashmë nuk i mendon më ato që i ka quajtur ‘gódìtje të mediave’.

“Kam pasur shumë emocione, sidomos në fillim. Ishte e vështirë për faktin se kisha jetuar në Amerikë dhe mendimet më vinin anglisht. Isha mësuar edhe ëndrrat i shikoja anglisht. Është një gjë që ndodh vetvetiu.

Gjithsesi kam punuar shumë me veten, kam lexuar dhe praktikuar shumë dhe besoj se ja kam dalë se e di që ishte e vetmja pikë e dobët, sidomos media më gódisnin. Kur i shihja në fillim mërzitesha shumë. Më pas më thonin sa më shumë përflitesh aq më mirë është. I futa një mendje të lehtë”, tha Hajdari.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media