Velipoja dhe sezoni turistik në këtë zonë, ka qenë në fokus të emsionit E-ZONE në Vizion Plus. Gazetarja Rajmonda Lajthia ka zhvilluar një bisedë me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi për këtë temë. Në përgjigje të pyetjeve, Ademi ka folur për situatën e rëndë të krijuar pas ndërhyrjes së IKMT-së për prishjen e 24 ndërtimeve provizore në brezin rënor.
Qytetarja e parë e Shkodrës e ka cilësuar shumë të dëmshme për imazhin dhe zhvillimin e turizimit në Velipojë por edhe në Bashkinë e Shkodrës. Ademi ka folur edhe për kostot e shtuara të bisnesit si pasojë e pandemisë, njëkohësisht edhe për vështirësitë që po krijohen për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e plazhit.
Emisioni E-ZONE në Vizion plus, ka si qëllim trajtimin e temave ekonomike që kanë impakt në jetën e përditshme të qytetarëve por edhe në ekonominë në tërësi. Një format i përjavshëm që do të fokusohet tek problematikat e konsumatoreve, biznesit si dhe analizën e politikave fiskale dhe ekonomike të qeverisë. Emisioni transmetohet çdo të diel, ora 19:35 ne Vizion Plus nga Rajmonda Lajthia. Këtë javë në fokus ishte Velipoja dhe problemet e sezonit turistik këtu. /ShkodraWeb Media/