Katër ditë më parë e kishte paralajmëruar dhe e mbajti fjalën. Kampioni shkodran Izmir Smajlaj, një nga krenaritë ndërkombëtare të atletikës dhe sportit shqiptar, ka thyer rekordin e kërcimit së gjati. Smajlaj ka thyer rekordin kombëtar si dhe ka vendosur një rekord personal, duke kërcyer 8 metër e 16 cm.
Rekordi i ri është vendosur në pistën e re të kërcimit në Tiranë, Kampioni shkodran, i cili prej vitesh stërvitet në kryeqytet, nuk fsheh emocionet për këtë rezultat shumë të lartë, në vazhdën e rezultateve brenda e jashtë vendit. Në një publikim në Facebook, Smajlaj falenderon familjen e tij dhe trajnerin Genc Ruli:
“Emocion, nder dhe krenari! Rekord i ri kombetar e personal 8.16 m per here te pare ne pisten me te re te kercimeve ne Tirane! Falenderime pafund per familjen time,trajnerin tim Gjergj Ruli,miqte e mi qe ishin prezent,si dhe mbeshtetesit sportiv qe nuk mungojne kurre”, shkruan kampioni shkodran Izmir Smajlaj. /ShkodraWeb/