Është mbyllur me rezultatin 1-1 supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.
Të kuqtë e Ilir Dajës ishin superiorë në pjesën e parë, duke realizuar me anë të Stenio Zhunior, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, korçarët, gjetën forcë, për të barazuar shifrat me Alfred Mensah dhe për të marrë një pikë tepër të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Me këtë barazim Skënderbeu ka barazuar me pikë Bylisin, i cili ka zbritur në vendin e 9-të. Ndërkohë që kreun e ka lëshuar edhe Partizanin, që e sheh veten në vendin e dytë me 58 pikë, 1 më pak se Teuta kryesuese. Nuk mungoi as tensioni në fundin e ndeshjes, ku protagonistë ishin Zguro dhe Jasir Asani.
FT: SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1
Mensah 55′ / Stenio Zhunior 44′
Ndërkohë, Teuta ka mundur Bylisin me rezultatin 4-0. Një sfidë që po ta shohësh nga rezultati, duket sikur durrsakët e kanë dominuar atë, por që në fakt ka ndodhur kështu vetëm pas golit të dytë, sepse Teuta ka realizuar golin e parë me faul nga Aleksi, që përfiton edhe nga gabimi i Qirkos. Më pas ka një penallti të padhënë për Bylisin, ku Rustem Hoxha bën faul ndaj Desançiç e Antoni në të 31’, por gjyqtari Bastari nuk e akordon.
Ashtu si dhe në fundin e pjesës së parë, në shtesë, Bylisi humb një mundësi ideale me Antonin. Pjesa e dytë është ndryshe, pasi Qirko shënon duke devijuar topin në portën e tij. Ashtu sikurse jepet edhe një penallti e dyshimtë për Bregun nga gjyqtari Bastari që pritet nga Qirko, ndërkohë që më parë është faull në mesfushë për Nebihun e ballshiotëve që dëmtohet nga Vila…
Ndërsa, duhet theksuar se skuadra durrsake, më pas ka shënuar edhe dy gola të tjera, ndonëse ka pasur edhe Kojiç një rast që Frashëri ka shëptuar portën…
FT: TEUTA – BYLIS 4-0
Golat: Aleksi 16′, Qirko (autog 57′), L.Vila 74′, Bregu 94′