Një 78 vjeçar ka gjetur vdekjen në Shëngjin. I moshuari ka humbur jetën teksa po lahej ne det dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ataku kardiak. 78-vjeçari kishte ardhur për pushime te e bija ne Lezhe, ndërsa ditën e sotme kishte shkuar për të bërë plazh.
“Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi Foto Labi, 78 vjeç, banues në Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.