
Një bashkëpunim në mes kompanisë së mirënjohur “Rozafa Fish” dhe artizanëve shkodranë, duket se do të fillojë së shpejti. Një takim i rastësishëm në “Fish City” mes Gjergj Lucës dhe artizanes së mirënjohur shkodrane Stela Toska e “Creativity Zone”, një oaz artizanati dhe ruajtje e traditës shqiptare.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, vetë biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë detaje për këtë bashkëpunim të pritshëm. Aty ku kompania “Rozafa Fish” ka pikat e veta, do të hapen ambjente ku artizanët e Shkodrës dhe jo vetëm, mund të ekspozojnë dhe tregtojnë produktet e tyre unikale.
Stela Toska është shembull i veçantë i suksesit në artizanat. Përmes financimit të CoSOLVE, në blerjen e makinerive teknologjike të përpunimit të drurit, Stela përkthen talentin dhe përkushtimin e saj në suvenire autentike shqiptare.
“Ëndrrat vlejnë më shumë se gjumi” është lajtmotivi i Stelës, teksa biznesi i saj i vogël është gjithmonë duke u përmirësuar dhe diversifikuar në ofrimin e një game të gjerë produktesh unike të punuara me shumë dashuri. /ShkodraWeb/