
Atleti, kampioni e rekordmeni i Shqipërisë, shkodrani Gëzim Dimnaku, vazhdon të jetë në nivelet më të larta edhe në Kanada, aty ku jeton e punon prej vitesh. Ai është pjesëmarrës i rregullt i eventeve, garave e kampionateve të atletikës, tashmë në kategorinë “Master”.
Në kampionatin kombëtar të Kanadasë për këtë kategori, atleti shkodran ka bërë një paraqitje fantastike, duke “rrëmbyer” medalje në të gjitha garat ku mori pjesë. Ai ka fituar 6 medalje ari, një argjendi dhe një bronxi, përkatësisht në disiplinat 50m, 50m me pengesa, 200m, kërcim së gjati, kërcim 3- hapësh dhe kërcim së larti.
Madje në këtë garë, atleti Dimnaku ka thyer edhe rekordin e Kebekut me rezultatin 1.71m, ku me këtë rezultat ai është në listën e parë botërore në kategorinë “Master”.
Sot, Gëzim Dimnaku është 52- vjeç, ushtron profesionin e mësuesit të edukimit fizik por edhe atë të kryetrajnerit të një klubi të atletikës në Montreal. 7 herë kampion i Shqipërisë në kërcim 3- hapësh, prej 20 vitesh rekordi i tij në këtë displinë, është akoma i pathyeshëm. /ShkodraWeb/