Një incident është shënuar sot gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë të vendit. Ky takim që ka hyrë në ditën e tij të dytë po zhvillohet në Pogradec.
Ndërsa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.
Rama i ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.
“Ça janë këto muhabete…pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani…boll!”, iu drejtua Rama.