Ditën e sotme prej orës 7.00 të mëngjesit, italianët kanë votuar për të zgjedhur deputetët e senatorët e parlamentit të ri.
Normalisht vëmendja më e madhe ka qenë gjatë votimit të figurave të njohura politike.
Por krejt ndryshe nga të gjithë ka qenë votimi i liderit të “Forza Italia”, Silvio Berlusconi. Ai ka votuar pas mesditës në qendrën e tij të votimit në qytetin e Milanos ku një vajzë e zhveshur topless e ka sulmuar.
Madje ajo ka hipur hipur mbi kutinë e votimit ku Berlusconi hodhi fletën e tij.
Vajza e re sipas shkrimit që kishe në gjoks përkiste lëvizjes, “Femen”. Vajza e cila ishte rreth moshës 25-30 vjeç, ishte topless pa këmishë dhe përsëriti disa herë frazën “Berluskoni ka skaduar, koha juaj ka mbaruar” para se të bllokohej nga policia.
Nuk është hera e parë që ish kryeministri Berlusconi ndeshet me një episod të tillë . Më vitin 2013 kanë qënë 3 aktiviste ruse të lëvizjes Femen që të zhveshura kanë protestuar kundër politikës së 83-vjeçarit.
Pas votimit Silvio Berlusconi ka kritikuar mënyrën e votimit me opinionin se ka ardhur koha e një votimi dixhital për të evituar radhët e zgjedhësve dhe kohën e humbur në shpjegimin e mënyrës së votimit./joq/