Një 60 –vjeçar në Berat, ka shkuar tek ish-gruaja dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Për 60-vjeçarin policia ka nisur një procedim penal, ndërsa për gruan shtetasen F.Z. 46 vjeçe është lëshuar urdhër mbrojtje.
Njoftimi i policisë
Më datë 03.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.Z vjeç 46 banuese në Berat pasi në banesë, ish bashkëshorti, shtetasi B.Q, vjeç 60, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”./panorama/