Përpjekjet e pafundme të një nënë shqiptare që lufton prej disa vitesh për rikthimin e të bijës që pretendon se i është marrë nga ish-bashkëshorti, është rikthyer në vëmendje përmes një interviste me skype.
Ajo çfarë është vërtetë drámàtike në rrëfimin e saj ka të bëjë me martesën me shtetasin qipriot, të cilin e ka njohur gjatë periudhës së studimeve në Itali, martesë për të cilën pretendon se është bërë me letra falso, diçka të cilën ia kanë dëshmuar autoritetet qipriote.
Prej 4 vitesh ajo nuk e shikon të bijën, të cilën e ka humbur nga sytë gjatë qëndrimit të saj në një búrg në Gjermani, pasi ndaj saj ishte shpallur një urdhër ndërkombëtar për ndalim pasi ‘ish-bashkëshorti’ e kishte denoncuar si rrèmbýèse të vajzës së mìtúr.
Dinora Neçi nga Berati, disponon certifikatën e regjistrimit të të bijës, si dhe dokumenta që provojnë amësinë e saj dhe kujdestarinë e të bijës, Eleftheria Eleftheriou e lindur në vitin 2011 teksa me lot në sy bën apel se e mítùra ndodhet në rrezik, dhe që mund ta humbasë përfundimisht.
Nikolas Eleftheriou, personi që Dinora thotë se është shtirur si bashkëshorti i saj me letra falso, prej më shumë se një viti nuk i përgjigjet as në telefon, e aq më tepër ti nxjerrë të bijën, që e mban në Qipro, ndërsa ka rrëfyer edhe sagën e tórtùrave që ka kaluar për mbrojtjen e kësaj të fundit dhe rifitimin e saj.
Dinora bën thirrje ndaj strukturave të shtetit shqiptar për rikthimin e vogëlushes pranë saj teksa apelon për ndihmën e shtetit pasi vajza e saj mbahet pèng në shtetin e Qipros nga babai i saj biologjik.
Pas një jetese në Qipro, ajo tregon se kurrë nuk ka qenë e martuar me babain e vajzës, dhe se gjithmonë është trajtuar keq nga ky i fundit, deri në pikën që i ka kërkuar dhe abórtìn. Pas shumë sakrificave Dinora e lindi vajzën por që prej katër vitesh ajo nuk është me të, pasi babai e ka mbajtur atë në Qipro, dhe Dorina nuk bën dot asgjë për ta marrë pa ndihmën e shtetit.
Dinora shprehet se në atë shtet ndaj saj dhe vajzës u janë bërë tórtùra nga më të ndryshmet si nga babai po ashtu edhe nga vetë shteti. Ajo lutet që mos të lejojmë heshtjen të mbizotërojë në mbajtjen pèng të fëmijës shqiptar në atë tokë ku u përpoqën ta vrísnìn që në bark të nënës. Pastaj e kéqtràjtuar, e sëmurën dhe i dhanë terapi të gabuar.
Neçi kohë më parë iu ka dërguar një letër publike autoriteteve më të larta shtetërore, qeveritare dhe ligjzbatuese në vendin tonë, letër për të cilën ajo thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje. /FaxWeb/