VIDEO – Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin e njohur Martin Camaj…

Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin e njohur, Martin Camaj, pas akuzave të ngritura nga disa studiues se shkrimtari ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit në kohën e diktaturës komuniste.


Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili teksa publikoi videon live nga Pallati i Brigadave, ku po hapej dosja e Camajt, theksoi se hapja e dosjes nuk i ndryshon parametrat ekonomikë të vendit.

Mesazhi i Ramës:

TERRIN MES DY DRITAVE S’E DURON YLLI QË SHKOQET🖋

Pallati Brigadave – Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për një prej figurave të shkëlqyera të botës shqiptare, Martin Camaj.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Hapja e dosjeve nuk i ndryshon (sot për sot) parametrat ekonomikë të vendit, por pa asnjë dyshim përbën një ndryshim themelor në raportin me të shkuarën, si një pjesë e patjetërsueshme e raportit me të ardhmen, e raportit të shoqërisë me vetveten, e raportit tonë me gjeneratat e tjera🙏.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania