Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut. Burime nga mbledhja bejne me dije se gjate takimit kryeministri ka dhene porosi te qarta per Bashkite e Qarkut te Shkodres.
“80% e drejtorëve do ikin. Për të gjitha bashkite e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”- mesohet te kete thene ai gjate mbledhjes. Më herët, ai kishte paralajmëruar zëvendësim të të gjithë drejtorëve burra me gra, por mesa duket ka ndërruar mendje duke iu lënë kuotë 20% burrave.
Kryeministri ndodhet ne Velipoje, ne mbledhjen ne te cilen merr pjesë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, qe eshte njeheresh edhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës. Në mbledhje marrin pjese edhe kryetari i Bashkisë se Lezhës, Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.