Kryeministri i vendit, Edi Rama mbledh sot këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut në Velipojë. Mësohet se në mbledhje merr pjesë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili njëherësh dhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu si dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.
Kjo mbledhje vjen pas situatës së krijuar në bashkinë e Shkodrës, ku kandidati i PS-së i zgjedhur në krye të bashkisë me 30 qershor, Valdrin Pjetri u denoncua nga PD-ja dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi i dënuar në Itali. Ky fakt detyroi Pjetrin të largohet nga posti që ishte zgjedhur , duke krijuar kështu një situatë të vështirë politike në qarkun më të madh të Veriut. Nga të dhënat e para nuk bëhet me dije se cila do të jetë tema kryesore e diskutimit.