“Shkodra ka një kryetare në detyrë që është Voltana Ademi…”, kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadia flet për mediat…

“Shkodra ka një kryetare në detyrë që është Voltana Ademi deri kur institucionet të cilat janë vënë në dijeni nga prefekti siç janë KQZ dhe Presidenti, të kenë një vendimmarrje.”. Kështu është shprehur kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia në përfunsim të mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e të enjtes.


Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Kadia ka thënë se “Tashmë kemi një këshill të formësuar, i cili sot ngriti komisionet dhe mori vendime sië është miratimi i ndihmës ekonomike”. Kryekëshilltarja nuk ka preferuar të paragjykojë mungesën e kryebashkiakes Ademi në Këshillin Bashkiak, duke nënvizuar se më së shumti se sot mbledhja lidhej me ngritjen e strukturës së komisioneve dhe jo me vendimmarrje të rëndësishme për politikat lokale. Kadia e ka parë si sinjal pozitiv edhe zhvillimin e mbledhjes aty ku e realizonte edhe këshilli paraardhës.

Deklarimet e kryetares së Këshillit Bashkiak të dalë nga votimet e 30 qershorit, tregojnë një dëshirë të Kadisë për shtensionimin e situatës dhe vijimin normal të punës, në simbiozë në mes “ligjvënësit” dhe “ekzekutivit” në interes të Bashkisë së Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!