Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore
  • Personazh

Vajzat e guximshme shkodrane të ‘Pranverë ‘72’ që ‘shpërthyen’ teatrin ‘Migjeni’, historia e grupit rock në Shqipëri

ShkodraWeb 4 September, 2022
pranvere 72 0

Shkodra, pa patur nevojë t’i lartësosh asnjë vlerë, mbetet djep i kulturës në muzikë, një vendburim i mjeshtrave të këngës e kulturës. Një tipar i tillë i duhet një vendi për të sjellë të renë e për ta zhvilluar këtë risi.

Në këtë rrjedhë një frymë e re rock ‘n’ rolli, nga shpirti i të rinjve gjimnazistë shkodranë lindi “Pranverën ’72”. Tre djem dhe dy vajza ngjizën kompleksin e parë muzikor të qytetit.

Kështu sollën në Shqipëri rrymën e huaj, të famshmet angleze, “Chirpy Chirpy Cheep Cheeep” të “Midle of the road”.

Ndonjëherë, nuk mjafton vetëm arti, për t’u mbajtur mend, kërkohet e veçanta, ajo e cila do të mposhtë unitetin dhe të njëllojtën ndër rradhët e tjera.

Ky grup jo vetëm këndoi, por sfidoi një censurë të regjimit, pavarësisht se jo shumë gjatë, por tentoi, dhe rebelat e kësaj natyre shihen si heronj.

U pa si dritarja e Perëndimit, (Perëndimi ishte një “e ndaluar” e madhe), për të cilët njerëzit mbanin rradhën për biletat e tyre.

Viola Duka e Klaudia Shllaku, u cilësuan si solistet bukuroshe, por jo vetëm, e bashkë me to ishin të rinjtë Çesk Marashi vokalisti në violinë, Albert Naraci vokalisti në kitarë e Nikolin Kurti po ashtu vokalist në kitarë.

Ishte koha kur të gjithë donin t’i ngjanin “Beatles”-ave, janë shprehur ata, dhe për ta ka mjaftuar talenti dhe fakti që gjetën një bateri dhe dy kitara.

Mjaftonte dashuria dhe ata do të sillnin në Shqipërinë e mbyllur, jehonën e muzikës në Europë. Kaq shumë hyri kjo jehonë në veshin shkodran, aq sa u bë e pamundur të gjeje bileta për koncertet e tyre.

Teatri “Migjeni” u bë strehëz e 30 shfaqjeve të tyre rradhazi, në komentet e dëgjuesve mbetën të paharrueshme. Perspektiva ishte e largët…

Parashikohej, pjesëmarrja në Festivalin e 11-të, njëlloj edhe një turne i programuar në Shqipëri, e gjithnjë e më shumë shfaqje.

Por secila prej këtyre mbeti thjeshtë një tentativë, duke qenë se në Festival nuk u pranuan, për arsye të veprimtarisë dhe këngëve të tyre, njëlloj, të njëjtin fat pësoi dhe turneu, i cili u anullua nga një urdhër nga lart.

Grupit më i dëgjuar në Radio Tirana, tashmë filluan që shfaqjet t’i bëheshin sporadike, këngët censuroheshin për shkak të elementeve moderne që përmbanin, deri në shpërndarjen e grupit, i cili do të ribashkohej pas viteve ‘90.

Pas 46- viteve, në ditët e sotme, grupi është i shpërndarë ku aktualisht Çesku dhe Klaudia jetojnë në Itali, Nikolini në Amerikë, ndërsa në Shkodër Viola e Berti.

Ky grup sot, ka mbetur një kujtim, i atij lloji që guxoi të provonte të thyente kornizën e kohës, dhe muzikë së zakonshme që lëvrohej në Shqipërinë e vogël.

Artit të tyre ja mbylli dyert diktatura, së paku kështu u diktua, dhe mundësia për të zgjeruar veprimtarinë vdiq, me censurën, dhe u mbyll brenda mureve të sallës së teatrit “Migjeni”. /Nga Bionelda SKONJA/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI – Keni plane për ditën e sotme, ja si parashikohet moti në vendin tonë për ditën e diel, 4 shtator 2022
Artikull pas: EDITORIAL – Debati për memorialin e Lek Dukagjinit në Shkodër, të flasin historianët para “tifozëve” të rrjeteve sociale

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit…. 21 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër 21 May, 2025
  • EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK 21 May, 2025
  • Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji… 21 May, 2025
  • “Përgjegjësi që e mbaj unë personalisht”, rezultati i dobët me 11 maj 2025, Dashamir Shehi jep dorëheqjen 21 May, 2025
  • DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ… 21 May, 2025
  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025
kuvendi i shqiperise 2024
  • Aktualitet

Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.