Marrëdhënia e tyre dhe jeta private është mjaft e komentuar në media kohët e fundit. U përfol gjithashtu për ndarjen e Kejsit dhe Stresit por pak kohë më parë reperi deklaroi se mund të kishte një rikthim të mundshëm dhe se nuk ishin ndarë përfundimisht. Me këtë u la të kuptohej që dasma e çifti do të bëhej në një të ardhme të afërt.
Por videoja që qarkulloi pak ditë më parë ku Stresi shihej nën shoqërinë e një vajze tjetër, duket se e ka prekur shumë Kejsin. Ajo madje ka bërë një deklaratë në ‘Instastory’, duke u shprehur në një farë mënyre që është e zhgënjyer dhe e lodhur me këtë histori.
“Nuk e kam menduar asnjëherë se shprehja: “Të tradhtosh një femër të mirë është si të zgjedhësh plehërat para thesarit” do më ndodhte mua. Por jeta të jep atë që nuk e pret. Nuk ka rëndësi se sa përpiqem unë që t’i le gjërat mbrapa krahëve pa bërë zhurmë, ato gjithmonë do të më dalin para kështu që më në fund do them dhe unë diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha ato vajza që mburren se flenë me burra të martuar. Urime zemër, je një k#rve. Por gjithë ajo çka dua t’ju them është që të paktën bëjeni mirë punën tuaj dhe mbajeni atë person të interesuar për pak më gjatë. Të paktën prisni firmën”, shkruan Keisi.