ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Kush të ka thënë ty të vish e veshur kështu…”, këngëtarja e njohur tregon qëndrimin në polici për 5 orë për…

Ndodh që një xhirim klipi të kthehet në një telash i madh. Ky rast i ka ndodhur para disa vitesh këngëtares së njohur Ronela Hajati teksa ishte duke xhiruar klipin e këngës “A don si kjo”. Figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e IS-it, prandaj është shkaktuar debat dhe panik asokohe. Për këtë arsye, këngëtarja e njohur ka përfunduar në polici.

Kjo ngjarje ka ardhur sërish në vëmendje sonte në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Ronela Hajati e ftuar këtë të mërkurë, ka treguar më me detaje atë situatë, e cila është detyruar të shkojë në polici.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’. Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”, ka treguar këngëtarja e njohur Ronela Hajati. / Tch/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.