ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Do përgjigjeni, gazeflliqësira”, lidhja me Redjan Rrajan dhe me atentatin ndaj prokurorit Ndoj, reagon Kejvina

Në fillim të nëntorit, makina ku udhëtonte prokurori Artan Ndoja u sulmua me breshëri kallashi te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të pl.agosur Ndoja dhe dy persona që e shoqëronin, të identifikuar si Aleksandër Laho dhe Andi Maloku (shofer). Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e pl.agëve të marra. Ndoja dhe Laho ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas atentatit, në pikën kufitare në Shkodër, si tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, u arrestua 34-vjeçari nga Kruja Redjan Rraja, si një nga të dyshuarit për atentatin. Pas arrestimit të tij, në media u raportua se në pyetje u mor edhe ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella. Thuhet se Kthella ishte në një lidhje me Rrajën, madje lëvizte edhe me një nga makinat në pronësi të tij.

Ndër të tjera, raportohet se Redjan Rraja është i martuar dhe familja e tij jeton në Krujë. Sipas Shqiptarja.com, burime nga grupi hetimor thonë se në telefonin e tij u gjetën biseda që dëshmojnë se mes Kthellës dhe Rrajës ka patur një romancë.

Çfarë thotë vetë Kejvina?

Përmes një postimi në Instagram, ajo shkroi: “Gazeflliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim. Po abuzoni si kafshët, plehra!”. /Anabel.al/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.