“U prehsh në paqe o shpirt i bardhë”, 18 vjeçarja shqiptare humbi jetën në aksident në Gjermani, motra rrënqeth me masazhin…

Një 18-vjeçare nga Gjakova e Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj, nëpërmjet postimeve në rrjetin social Facebook.


“Familjare miq, ju njoftojmë qe dje ne një tragjedi me Auto ndërroi jete Motra ime Era, Era ishe e veçantë zemra e motrës t’ka dasht motra shume e do te don gjithmonë me e Bukura n’bote, u prehsh ne paqe o shpirt i bardh”, ka shkruar motra e saj.

Nuk bëhen të ditura rrethanat e aksidentit fatal që i mori jetën të resë 18 vjeçare nga Kosova.