Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

TEATRI KOMBËTAR/ Humoristi Albano Bogdo kundër kolegëve: Kemi teatrin më të shpifur në Europë dhe Somali

ShkodraWeb 25 February, 2018
albanoBogdo2018

Jam dakord të prishet që nesër. Realisht nuk më ha fare, pro mendoj, që të jemi të sinqertë tashi, 96% e njerëzve që janë aty janë totalisht të paaftë. këtë e di ti, e dinë të gjithë dhe nuk e shqipton asnjë njeri. Po flasim nga ana profesionale, për aktorët se aktorët po qajnë, nuk po qajnë ndriçuesit se ata prapë në punë do jenë edhe tek Turbina apo magazina kudo që t’i çojnë.

Aktorët kanë hallin, i cili është hall i vërtetë, do shkojnë te Turbina përkohësisht, do bëhet investim tek teatri i ri, do jetë investim publik-privat, do bëhet një teatër i jashtëzakonshëm, do shtohet bileta nga 20 mijë lekë dhe teatri do bëhet në mënyrë private. Nuk ka më rrogë nga shteti, do hiqet priza. Mund të mbajnë 4-5 ikona me rrogë nga shteti, tip Çim Xhepa, Ema Andrea, Bert Ndrenika, por të tjerët kanë hall se kur të fillojë privati, privati ça do?

Privati do të mbushi sallën. Privati është biznesmen, ai do marrë një regjisor në punë dhe do i thotë “unë dua të mbush sallën me 800 vende që do bëhet salla e re, do investoj 100 milionë lekë dhe du të marr 200 milionë mbrapsht dhe kush ma mbush mu sallën?”. Këta aktorët e mirë, por sa janë të mirë aty? 5% pra!

Aktori më i mirë aktiv në Shqipëri sot për sot është Ndriçim Xhepa dhe kjo nuk do diskutim. E ke dëgjuar Ndriçim Xhepën të çohet dhe të thotë të mos e prishin teatrin? Unë vë bast që mbrapa kuintave ka thënë prisheni Teatrin që t’i hiqni këta, janë ca shushunja aty që kanë nja 40 vite aty, janë kapur dhe marrin rrogën dhe nuk i njeh njeri.

Për mua ai teatër duhet shembur që të shembet edhe mënyra se si funksionon. Unë nuk e marr vesh se ku e kanë problemin me godinën e re. E kanë parë Broduejn këta?! Broduej është kati i parë i një godine me 100 kate dhe është teatri më i mirë në botë. Ok, jo me 100 por ka 20 kate që lart është hotel e gjëra të kësaj natyre. Ku është problemi këtu? Ç’kanë këta me kullën nuk e kuptoj.

Ne e kemi GDP-në 8 ose 9 miliardë euro në vit dhe nuk kemi asnjë euro për të bërë teatro dhe shteti do bëjë sforco me 1% që të ftojë investitorin privat që të bëjë një teatro dinjitoz, se kemi teatrin më homoseksual në univers, se s’du të përdor fjalë tjetër dhe as ky ndoshta nuk është termi i duhur “homoseksual”, por kemi teatrin më të shpifur në Europë dhe Somali. Është një ndyrësirë komuniste si godinë.

Ky teatër siç është nuk po nxjerr lekë, vetëm po e gropos shtetin.

Për mendimin tim si Albano duhet ndryshuar urgjentisht mënyra se si funksionon teatri!”

Post navigation

Previous: Presidenti i qeverisë europiane Juncker dhe komisioneri Hahn nisin vizitën në Tiranë
Next: FOTO/ 38- vjeçarja që i zhvati 900 mijë euro durrësakut, është ish- gruaja e një kantautori të njohur

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.