Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rama vihet kundër Amerikës e Reformës në Drejtësi

ShkodraWeb 25 February, 2018
ngjela2018

Nga Spartak NGJELA

“Korrupsioni i lartë shqiptar në Tiranë, po kërkon bashkim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata duan që të ndryshojnë kushtetutën dhe të bllokojnë Reformën në Drejtësi.

Po mirë për bashkimin, se ai tani është bërë midis Ramës e Berishës, por ky “qëllimi” kundër Shteteve të Bashkuara, ky sigurisht që të kujton komedinë.

Po, Saliu dhe Rama do mundin Amerikën kur të gjitha provat e korrupsionit dhe të krimit ekonomik të tyre i ka Amerika?

Po ende nuk e ka marë vesh Ramë ziu se çfarë kërcënimi i ka bërë Brian Yee Berishës që e futi kokëulur në Parlament?

Në fakt më qesharaku është Rama se Saliu tani, pasi i përdori të gjitha armët kundër Reformës, po pret ndonjë ndihmë të behtë. Kurse Rama po bredh nga xhamia në xhami që t’i bëjë qejfin edhe Tipit në Stamboll, por edhe Beogradit edhe Moskës që në shekuj kanë paguar për një islam radikal në Shqipëri. Edhe bashkimi, te Moska i ka sytë.

Po mirë, pafilleja që është dhe kryeministër, ende nuk e di që Reforma në Drejtësi në Shqipëri është prioritet amerikan sot në një prizëm global?

Po mirë, ky pafille që është dhe kryeministër, vërtet mendon se me Saliun do të ndryshojë kushtetutën amerikane në Shqipëri?

Po mirë, ende nuk e di ky pafille që në Parlamentin shqiptar, për një çështje që është e interesit amerikan, politika amerikane ka shumicën e votave?

Po pse, ky pafille që është dhe kryeministër, ende nuk e di që këtë shumicë parlamentare në interes të vet politik, politika amerikane e ka në 2/3 e shteteve të Botës?

Po mirë, ky pafille që është kryeministër, me gjithë mend mendon se sot ka antiamerikanizmin me votë në Parlamentin shqiptar?

Po mirë, a e ka menduar ndonjëherë ky kryeministër që shqiptarët në shumicë po presin likuidimin e tij, likuidimin e Berishës dhe likuidimin e Ilir Metës, si kupola aktive e korrupsionit shqiptar?

Për të gjitha këto, si ka mundësi të mendojnë se këta mund ta bllokojnë Reformën në Drejtësi, meqë kjo i kap këta vetë?

Nuk kanë asnjë mundësi; se e vetmja mundësi e pranueshme për ta është pritja me qetësi e përplasjes së tyre me ligjin anti korrupsion.

Ndëshkimi i korrupsionit është jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët, kurse ekzistenca dhe mosndëshkimi i korrupsionit është jetik për treshen e kupolës korruptive: atëherë, duhet që jeta e shqiptarëve të sakrifikohet për jetën korruptive në Shqipëri? Ja, kjo po kërkohet sot në Shqipëri nga kupola treshe e korrupsionit.

Ne e dimë që pushteti është një pije dehëse, por na habit kjo pyetje: Pse, kupolës korruptive shqiptare në Tiranë, ende nuk i ka dalë pija?”

Post navigation

Previous: Sulmi me thikë, flet Gjoka: Te Vllaznia jo të gjithë i duan trajnerët që vijnë nga jashtë Shkodrës
Next: FOTO/ Pyetja për Tahirin, banderola që i uron “mirëseardhjen” presidentit Juncker në Tiranë

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.