Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SHBA-të nuk merren më me Ramën…. ia kanë gjetur zëvendësuesin

ShkodraWeb 27 February, 2018
ramangjela840

Nga Spartak NGJELA

Parlamenti i djeshëm që miratoi ligjin për vetingun e policisë së shtetit, tregoi se Reforma në Drejtësi po ecën përpara pa pengesë. Erdhi më në fund një kohë kur ministri i Brendshëm shqiptar duket se është me shqiptarët dhe kundër abuzuesëvë të tyre. Shqipëria ka jetuar në 100 vjet padrejtësi.

E di ministri Xhafaj këtë?

Gjithashtu, a e di ministri Fatmir Xhafaj që nëse do të veprojë ashtu siç tha dje në Parlament, ai do të hyjë në historinë e Shqipërisë si një figurë qëndrore që vuri energjitë e tij për të çrrënjosur 100 vjet padrejtësi shqiptare? Nga mënyra sesi foli, kuptohet se e di këtë gjë.

I.

Sot dallojnë se janë dy figura qëndrore ku duket se është mbështetur Uashingtoni kundër abuzimit korruptiv shqiptar: te Prokurorja e Pergjithshme Arta Marku; dhe te ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj.

Ideja është se të tjerët janë tani të faktuar se po janë kundër Reformës në Drejtësi. Kurse, këtu lind një pyerje: po të tjerët a janë të rrezikuar nga Reforma në Drejtësi, që janë sot kundër saj?

Për rrezikun është shpejt të flasim, por treshja kryesore e pushtetit të sotëm politik Rama, Meta dhe Sali Berisha janë objektivi kryesor i Reformës në Drejtësi. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe, sepse për faktin e vërtetë që korrupsioni kryeministror real në Shqipëri ka filluar në vitin 2000, atëherë kuptohet se të.tre këta kryeministra janë përgjegjës praktikë për korrupsionin kryeministror shqiptar.

Është arsye absolute se me një kryeministër të pakorruptuar nuk mund të ketë korrupsion të administratës shtetërore. Atëherë është i qartë konkluzioni: tre qeveritë e korruptuara që përfaqësojnë Meta, Berisha dhe Rama, sigurisht që, një drejtësi reale, do t’i penalizonte, madje Meta ka qenë realisht dhe gjysma e qeverisë së korruptuar Rama 1.

Atëherë?

ll.

Atëherë pyetja që duhet bërë këtu është kjo:

Cila është metoda likuiduese e Reformës në Drejtësi?

Gjithçka sigurisht që do të ecë sipas konceptit amerikan.

Që nga miratimi i kushtetutës së re, Shqipëria juridikisht po ecën sipas konceptit amerikan. Gjithë të tjerat janë fjalë boshe. Kurse koncepti amerikan i drejtësisë që udhëheq gjendjen juridike të shtetit shqiptar sot, nuk mund të bëjë lëshime.

Korrupsioni kryeministror shqiptar i tre qeverive që përmendëm, është bërë sot pengesë për politikën globale. Në këtë politikë globale amerikane, Shqipëria është domosdoshmëri e suksesit, por pengesa ka qenë dhe mbetet korrupsioni kryeministror aktual i Shqipërisë. Atëherë, logjika është e pastër: ky korrupsion do të likuidohet tërësisht? Po.

Atëherë, ky sigurisht që është edhe interesi shqiptar, sepse vetë shqiptarët, pas 100 vjetësh do të shpëtojnë nga padrejtësia dyfishe që i ka pasë pllakosur: padrejtësi genocidiale për pushtim territorial shqiptar nga fqinjët; dhe, padrejtësi shoqërore brenda shtetit shqiptar nga krerët e korruptuar që, pasi kanë shitur interesin shqiptar, kanë sunduar me abuzivizëm shqipëtarët e lënë prej tyre me kast në varfëri.

Ill.

Po si ka mundësi që edhe Edi Rama të jetë në këtë grup kur ky është shefi i maxhorancës aktuale?

E para, Rama ka indicje që është pjesë e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri; dhe së dyti, Rama nuk e mbështet më Reformën në Drejtësi, fakt ky që e provon arsyen e parë.

E gjithë lëvizja Rama nga Erdogani në Moskë dhe nga Moska në Beograd, është një lëvizje sterile e tij që, nga mëndjelehtësia e mendoi dhe po e mendon Reformën në Drejtësi jo si një motiv të konceptit politik amerikan për Ballkanin Perëndimor, por si një gjë kalimtare që ky mund ta frenojë, po të bashkohet me Berishën.

E gjithë kjo lëvizje që nuk jep produkt tjetër përveç atij të dështimit, e ka fundosur Edi Ramln që tani, por në një të ardhme shumë të afërt, do ta eliminojë plotësisht, sepse pengesa e tij kundër Reformës në Drejtësi është një gjë e pamundur.

Këtë tregoi dje në Parlament edhe miratimi i ligjit për vetingut e policisë së shtetit. Në këtë seancë spikati që ministri Xhafaj kuptohet se ka dalë figura kryesore në ekzekutivin shqiptar në lidhje me ecurinë e mëtejme të Reformës në Drejtësi.

Përfundimisht: dyshja Marku, Xhafaj, ka sot në dorë neutralizimin tërësor të korrupsionit kryeministror shqiptar; dhe ka gjithashtu edhe mundësinë e dhënë që, pikërisht për këtë, këta të dy të hyjnë në historinë e Shqipërisë si kontribuesë të mëdhenj të vendosjes së drejtësisë në strukturën politike dhe shoqërore të popullit shqiptar.

Dhe kuptohet që këta të dy e dinë këtë gjë.

Post navigation

Previous: EMRAT/ Grabisnin dhe përdhunonin gratë në sy të fëmijëve, cilët janë 5 shqiptarët që terrorizuan Greqinë (foto)
Next: Ndryshon formati i Champions League, ja cilat janë rregullat e reja

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.