Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pse jam kundër bojkotimit mediatik të Berishës?

ShkodraWeb 28 February, 2018
andibushatiOk

Nga Andi BUSHATI

Një koalicion i gjerë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë në një thirrje për të bojkotuar mediatikisht Sali Berishën, pas ndërhyrjes, sa brutale aq edhe vulgare, që ai bëri në emisionin “Studio e hapur” kundër gazetarit Artan Hoxha.

Duhet thënë që në fillim, ai penetrim te Eni Vasili, përmes telefonit, e ulte nivelin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri në rangun e një keqbërësi ordiner. Aq më të shpifur e bënin këtë ndjesi akuzat e pa baza që ai renditi ndaj Hoxhës.

Dhe me sa duket ky rast i artë po i shërben kundërshtarëve historikë të Berishës për të larë njëherë e mirë hesapet me të. Tezat tashmë janë të përhapura në tregun mediatik: “T’i bëhet bllok qytetarit dixhital”, “T’i jepet fund këtij komunikimi të denjë për plakat e liga”, “Të mbyllet ky burim i pistët që vetëm hedh vrer mbi faqet e mediave tona”.

Për shumë nga shembujt ata kanë të drejtë. Askush nuk e mohon dot se në lumin e pafundëm të denoncimeve dixhitale të Sali Berishës ka një mal me të pavërteta, gafa skandaloze dhe gënjeshtra të qëllimshme.

Unë personalisht i kam provuar mbi shpinë anatemimet dhe shpifjet e këtij njeriu. As sot nuk e harroj dot se si erdhi dhe më sulmoi në studion e TV ku punoja, dhe pronari bythëlëpirës i të gjitha pushteteve, jo vetëm që nuk pati guximin të më mbronte, por u bë njësh me të.

Unë vetë e kam përjetuar me habi se si një ish-kryeministër mund të marri penën e të shkruaj për funksionimin e organeve të mia gjenitale. Unë e di nga eksperienca personale se sa të vërteta ka në shpalljen e puçistëve vetëm e vetëm për të fshehur krimin e 21 janarit.

Për të gjitha këto edhe unë duhet të isha i gatshëm t’i bashkohesha korit që bërtet: “mbylljani gojën këtij njeriu”. Por, kur lë mënjanë emocionet e mija dhe neverinë e gënjeshtrave të pjesshme, në mendje më vijnë edhe fakte të tjera.

Sot nuk e mbaj mend, por edhe unë me siguri do të kem qeshur sëbashku me korin e atyre që gajaseshin se Berisha është marrosur aq shumë sa tani po thotë se është vjedhur edhe floriri i thesarit të shtetit. Më pas, ndoshta nuk e kam besuar që në fillim, kur u bë i pari që tha se nën regjimin e Ramës droga po transportohej me avionët që uleshin në Gjadër dhe Divjakë.

Fatkeqësisht, për këto Berisha nuk ka gabuar. Një ditë të gjithë e morën vesh se ari i Kërrbës ishte zhdukur dhe se kacatorët e Ramës nuk ishin mushkonja. Ashtu sikurse të gjithë e dinë se Sali Berisha u bë i pari që na tregoi se banda e Shullazit po ndërhynte në zgjedhjet e universitetit dhe që ngriti gishtin mbi disa nga kriminelët e parlamentit, kur për ta nuk bëzënte njeri.

Pra, pa treguar edhe këtë anë tjetër të medaljes, ne nuk themi të vërtetën e plotë të Sali Berishës. Prandaj thirrja për bojkotimin mediatik të tij më duket e nxituar.

Nga njëra anë unë bie dakord me të gjithë kolegët e mi pro qeveritarë që denoncimet e qytetarit dixhital në shumë raste janë të gënjeshtërta, të shpifura dhe që ato e bëjnë pis mjedisin tonë. Por, nga ana tjetër unë jam i bindur se përpos lejimit të këtyre shpifjeve, ky mjedis lëngon edhe nga një sëmundje më e madhe: nga pafuqia për të thënë të vërtetat. Turpi ynë nuk është vetëm që lejojmë Berishën të shpifë, turpi ynë, ndoshta edhe më i madh, është që Berisha i ka zbuluar disa skandale para nesh.

Prandaj, sa do e dhimbshme që të jetë, deri në një të ardhme më të mirë, unë nuk i bashkohem thirrjes për bojkotimin e Berishës. Sepse ai nuk luftohet duke e censuruar, por duke e bërë të panevojshëm. Dhe që të arrijmë këtu duhet të jemi në lartësinë e tregimit të së vërtetës së plotë. /lapsi.al/

Post navigation

Previous: Kapja e 613 kg kokainë, reagon Rama: Një operacion shembullor me domethënie të madhe…
Next: Kapja e 613 kg kokainë, Rama dhe Xhafa në kundërthënie, cili nga të dy gënjen për “meritat”…

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.