
Futbollistet kuqeblu do te luajne sot jo vetem per anen sportive por edhe ate financiare sepse ne rast kualifikimi do te marrin nje shperblim.
Drejtuesit e Vllaznisë i kanë premtuar 10 mijë euro shpërblim skuadrës në rast se sot arrin të kualifikohet në finalen e Kupës pas ndeshjes që do të zhvillojë kundër Laçit në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Burime të sigurta në klub konfirmuan për “Panorama Sport” se premio e vënë në dispozicion i është komunikuar ekipit dje në mbrëmje.
Sot kuqeblutë kanë një shans të artë, pasi bëhet fjalë për ndeshje me eliminim direkt me një takim.