Në një kohë kur pandemia ka goditur rëndë bizneset dhe familjet, Bashkia Vau Dejes rrit taksat vendore! Behet fjale për tarifen e sherbimit te ujitjes dhe te mirembajtjes së infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, te cilat në vitin 2019 kryheshin me 0 leke! Tani banoret taksohen për keto dy shërbimë, te cilat në shumë fshatra nuk ofrohen. Banoret e Njësisë Vau Dejës nuk paguanin taksa për këto shërbime, ndësa tani paguajnë 24 mijë lekë të vjetra ne vit pa e marrë një shërbim të tillë.
E njëjta situatë ndodh edhe ne Njësitë administrative Bushat dhe Hajmel. Banoret e Bushatit nëse në vitin 2019 paguanin 0 lekë për këto dy taksa sot ata paguajnë 35mijë lekë të vjetra në vit. Banorët e Hajmelit paguajne 30 mijë lekë të vjetra në vit për taksen e sherbimit te ujitjes dhe të mirëmbajtjes së infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.
Është absurde dhe e pafalshme sesi qytetarët paguajnë rregullisht taksa dhe banorëve nuk iu jepen me shume sherbime për përmirësimin e jetesës se tyre. E gjithe kjo rritje e pajustifikuar e taksave vendore, është një vjedhje e hapur ndaj taksapagueve te kësaj bashkie.
Edhe pse jemi në një periudhe krize per shkak të pandemise Bashkia Vau Dejes ne vend qe te krijojë lehtësira për biznesin që eshte goditur nga kjo situate të mbështjesë familjet, i mbyt me taksat dhe nuk parashikon asnjë ndihmë, por iu ben presion për t’u marrë sa më shumë para nga xhepat.
Partia Demokratike do te sjelle ndryshimin që qytetarët duan! Kjo vjedhje e hapur e Bashkisë Vau Dejës duhet të dënohet sipas ligjeve ne fuqi! Me 25 prill këtyre veprimeve abuzive do t’iu vijë fundi! /Deklaratë për mediat e Partisë Demokratike, Dega Vau Dejës/