
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 vite burg biznesmenen Vjollca Hoxholli, e cila shiste nga dy herë apartamentet duke mashtruar qytetarët.
Hoxholli u përball në Gjykatë me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Po për mashtrim u dënua edhe Dorjan Hata, i cili kishte shërbyer si sekser në shitjen e banesave. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.