Të dashur miq! Me kënaqësi dhe emocion të veçantë ju komunikojmë se pas gati 12 vitesh vullnetarizëm, dedikim, impenjim, aktivitete të pafundta me komunitetin shqiptar në Parma, me dyer të hapura e gjithnjë të përkushtuar në rujtjen dhe përhapjen e kulturës dhe traditave shqiptare në Parma dhe më gjerë, mbas një pune voluminose dhe intensive nga ana e shoqatës, Bashkia e Pamës iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës së shoqatës tonë për vendosjen e bustit të Heroit kombëtar të të gjithë Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në një nga hapsirat e qytetit.
Kërkesa i është paraqitur Bashkisë së Parmës nga këshilltari i jashtëm i Bashkisë Marion Gajda, i cili është dhe pjesë e grupit tonë drejtues, rreth një viti më parë me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut dhe për të kurorëzuar kështu mësë miri këtë vit që Shqipëria ia ka dedikuar atij. Përgjigjia pozitive nga ana e Bashkisë mbërriti pak ditë më parë e na gëzon pamasë, na nderon e na mbush me krenari pasi ky është viti i Heroit tonë Kombëtar, e ne në Parma do ta përkujtojmë më së miri me vendosjen së shpejti të bustit të tij.
Krenarë për të gjithë punën e vyer që është kryer! Le të gëzojmë sëbashku këtë arritje e vlerësim të komunitetit shqiptar në Parma. /Marrë nga profili në Facebook i Scanderbeg Parma/