Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

“Kaos” me maturën shtetërore, bllokohen aplikimet për provimet

ShkodraWeb 19 March, 2018
maturaShteterore2018

Mospublikimi i Formularëve A1/A1Z nga Qendra e Shërbimeve Arsimore ka lënë peng nisjen e procesit të maturës shtetërore. Rregullorja e miratuar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, presupozonte që prej dy ditësh, maturantët duhet të nisnin aplikimet online në portalin qeveritar e-albania, për ta vulosur më pas në portalin e maturës nga data 26 mars deri më 10 prill.

Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërkohë që maturantët presin nisjen e plotësimit të formularëve A1/A1Z për të caktuar lëndët me zgjedhje, QSHA nuk ka publikuar ende as formularin dhe as udhëzimin për plotësimin e tij.Në mungesë, as edhe një njoftim për shtyrje datash. Nga ana tjetër, drejtoritë arsimore në rrethe duket se janë treguar më korrekte, duke njoftuar maturantët për nisjen e këtij procesi të hënën, më datë 19 mars, shkruan Panorama.

RREGULLORJA PËR MATURËN

Rregullorja për zhvillimin e maturës shtetërore, e miratuar që në dhjetorin e 2017-ës në nenin 13 të tij, ka përcaktuar datën 9 mars për miratimin e formularëve A1/A1Z dhe deri në 12 publikimin e tyre bashkë me udhëzueset për plotësim në e-albania, në portalin “matura shtetërore” dhe atë për plotësimin e bazës së të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Maturës Shtetërore në portalin “maturanti”.Nëse çdo gjë do të kishte shkuar sipas parashikimeve, procesi do të kishte këtë rrjedhë.

“Maturanti/kandidati bën aplikimin online, fillimisht në portalin qeveritar ealbania në periudhën 15-30 mars, dhe, më pas, në portalin “matura shtetërore 2018” në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas një plani kalendar të publikuar nga QSHA. Në periudhën 11-20 prill 2018, KShMSh-të të plotësojnë online bazën e të dhënave me fushat përkatëse, sipas udhë- zuesit të dërguar nga QSHAja”.Ashtu si vitet e tjera, plotë- simi i formularëve A1/A1Z ku maturantët e rinj e të vjetër përcaktojnë lëndët ku do të testohen, bazuar mbi profilin e degëve për të cilat do të aplikojnë me A2, bëhet në shkollën ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë.

Këshillohet që ky proces të bëhet përpara se ata të konsultohen gjerë- sisht me kriteret që kanë vendosur universitetet për pranimet në vitin e ri akademik 2018-2019.Shumica prej tyre tashmë kanë të publikuara në faqet zyrtare kushtet dhe mënyrën e përlloga1ritjes së pikëve për studentët e rinj, ndërsa kanë zhvilluar edhe dy panaire për prezantimin e ofertës së tyre akademike. Edhe këtë vit, në formularin A1/A1Z do të pasqyrohen degët e profilet që ofrojnë të gjitha universitetet publike e private në vend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTO/ Ilda Bejleri hedh në gjyq Mustafa Nanon: Me policin e penduar shihemi në…
Artikull pas: Pranga oficerit të policisë, dekonspiroi operacionin për goditjen e grupeve kriminale (emri)

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre 16 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.