
Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë i ka dhënë të drejtë një shtetasi shqiptar, i dënuar me 14 vite burg për vrasje, që pas përfundimit të dënimit t’i ofrohet mbrojtje ndërkombëtare për arsye humanitare.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Ankonës argumentohet se personit në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, i rrezikohet jeta në Shqipëri për shkak të Kanunit dhe për këtë arsye shteti italian duhet t’i ofrojë mbrojtje.

Ai është dënuar së bashku me 6 persona të tjerë, edhe ata shqiptarë, për vrasjen e një bashkatdhetari mbrëmjen e Krishtlindjes së vitit 2002.








