Rikthehet edhe një herë seriali i famshëm “Friends”. Do të jetë HBO kompania që do të kthejë 6 personazhet e njohura, për kënaqësinë e fansave të shumtë të tyre. Në muajin maj parashikohet të rifillojnë xhirimet e serive të reja, 16 vjet pas mbylljes së tij. Lajmi i bujshëm është konfirmuar nga 6 protagonistët kryesorë të “Friends”, edhe përmes postimeve të njejta në Intagram. Në një intervistë të dhënë, Jennifer Aniston kishte paralajmëruar një rikthim të mundshëm, ndërsa tashmë duket se çdo gjë është gati.
Suksesi duket i garantuar edhe pse nga seria e fundit e “Friends” i përket vitit 2004, pikërisht 6 maj, kur të gjithë protagonistët ishin 16 vjet më të rinj. Seria e fundit është ndjekur nga 5.16 milion spektatorë në Kanada ndërsa në SHBA nga 52.2 milion spektatorë në kanalin NBC. Sipas gjasave, seria e re do të ketë audiencë edhe më të shumtë. Kini durim dhe prisni. “Friends” po rikthehen! /ShkodraWeb Media/