ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Rama po e paraqet policen e dëmtuar Ina Nuku si Shkurte Pal Vata…”

Ish-kryeministri Sali Berisha në rrëfimin e tij të gjatë mbrëmë para moderatorit Adi Krasta, në emisionin “A-Show” në News24, iu përgjigj, ashtu siç thotë vetë Krasta, pyetjeve më të rëndësishme që dikush i ka bërë ndonjëherë. Mes te tjerash Berisha teksa ka analizuar Ramen, nuk ka lene pa kujtuar edhe rastin me policen e dëmtuar nga kapsollat, per te cilen ish-kryeministri theksoi se “përpiqet ta paraqesi si Shkurte Pal Vatën”. “Shqiptarët nuk e hanë kurrë. Ky është makabër, i ka të gjitha të përroit të tij psiqik”- tha Berisha.

Loading...

INTERVISTA E PLOTE

Krasta: Kjo është intervista e parë me ju..

Berisha: Dhe jo e fundit dhe ëshë në një ditë të veçantë

Krasta: Ju doni një intervistë të fortë apo një intevistë të butë?

Berisha: Zgjidhni vetë

Krasta: Keni jetuar gjithë jetën tuaj si i rritur në Tiranë. Keni qënë mjek, keni qënë president i Republikës, keni qenë kryeministër, keni qënë në rrethe elegante. Dua të përdorni tani gjithë malësorin që ka mbetur tek ju për pyetjet më të rëndësishme që dikush do t’ju bënte ndonjë herë. Zoti Berisha në analizën tuaj sot, keni pasur ju personalisht prirje autoritariste?

Berisha: Në prioncip Jo. Njeriu ka koshiencën dhe subkoshiencën dhe askush nuk mund të mohojë ndërveprimin e tye, ekuilibrat dhe zhvendosjen e tyre. Por në princip kam patur absolutisht vetëm lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ky ka qënë parimi im. Kur kam bërë shkrimet e para ka qënë diktaturë, kundër çensurës, kundër terit informativ. Sigurisht ishte diktaturë në grahmat e fundit por vriste ç’është e vërteta sepse në kufi vriteshin çdo javë të rinj. E gjithë beteja ime ishte për të qënë ai që nuk kisha mundur të isha për të shprehur mendimet e mia.  Së këtejmi, absolutisht në thelb nuk kam patur pasion tjetër e përkushtim më të madh se liritë dhe të drejtat e njeriut. Por unë nuk mund të them, se sado princip udhëheqës, nuk ka patur edhe luhatjtet e veta.

Krasta: Ju jeni një personalitet imponent. Unë kam konstatuar në harkun e 30 vjetëve të karierës time në gazetari se njerëzit me të cilët keni bashkëpunuar kishin jo vetëm respekt për ju por dhe frikë. Kam një pyetje, për cilin element të sjelljes tuaj kishin ata frikë?

Berisha: Për njerëzit që kanë punuar me mua janë të shumtë dhe gjej rastin të përulem me nderim para tyre sot, kanë patur një vështirësi tek unë dhe ka qënë pasioni me të cilin unë trajtoja ose ndiqja çështjen. Nëse unë shpallja një përparësi vetëkuptohet se unë isha i tëri këmbë e kokë pas saj. Kjo bënte që të tjerët të ishin më gjakftohtë por përsëri secili prej tyre ka pasur mundësi të tregojë kontributin e vet e të ndjehet bashkëpunëtor në atë projekt apo projekte që kemi zbatuar. Me këshilltarët e mi të afërt iu kam kërkuar që të më thonë mendimet siç i kanë dhe jo siç i dua unë. Ia kam përsëritur shumë herë që mendimet siç i dua unë i kam në kokën time, unë kam nevojë për mendime ndryshe nga ato të mijat. Unë besoj se janë shprehur lirshëm e pa rezerva qëndrimet dhe mendimet e  tyre.

Krasta: Ju keni shprehur mendimin tuaj aktualisht për çdo gjë të rëndësishme në vend. Pasioni me të cilin keni marrë tani komunikimin në median online është njësoj si pasioni me të cilin keni marrë gjithë çështjet gjithë jetën tuaj. Do me thënë tërheq kolegët kundërshtarët me një lloj marrëdhënie relativisht të detyrueshme. Pyetja ime është pse doktor Saliu, ju nuk keni folur asnjëherë për Ulajn kohët e  fundit, për kompaninë dhe për marrëdhënien e falsifikimit dhe situatën shumë problematike të kompanisë së tij.

Berisha: E para nuk besoj të mos kem folur. E dyta është një ngjarje tepër e shëmtuar dhe di që ka një hetim në Shqipëri dhe në SHBA. Uroj dhe besoj që përgjegjësit e atij mashtrimi të vihen para ligjit. Ndonëse kam bindjen se përgjegjësi kryesor është Edi Rama me Damian Gjiknurin. Zoti Krasta Shqipëria është sot i vetmi vend në botë që ndërton autostrata me 20 milion euro kilometrin, para pak javësh unë kisha një deputet gjerman nga më të shquarit në Bundestag dhe më tha 2 milion a 2 milion e gjysmë  euro kilometri është fare e njohur,  dhe këtu është bërë një piramidë   e tmerrshme me ndërtimin e tyre. Në këtë kontekst cilido që të jetë përgjegjës uroj të marrë përgjigjen e merituar. A unë kam një gjë tjetër këtu, një dallim nga të tjerët. Unë ndaj këtyre të pasurve, të cilët sot ndodhen përballë një rrymë kundër tyre, unë nuk qëndroj në atë rrymë. Unë nuk qëndroj në atë rrymë sepse unë kam një besim më të thellë se ata janë gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit të vendit. Njëlloj sikur ata që kanë dhunti poezinë apo të tjerë që kanë dhunti prozën e të tjerë kanë dhunti inxhinierinë, ata kanë dhunti biznesin, kanë dhunti iniciativën e lirë. Ajo dhunti e tyre vërtet i prosperon ata por edhe shoqërinë. Por unë jam për rregulla të barabarta, për konkurrencë të ndershme për zbatim të ligjit. Në këtë kontekst në se ata qëndrojnë në këtë kuadër, mendoj se përjashtohen të gjitha të tjerët dhe është rruga më e sigurt dhe Edi Rama nuk po e bën. Merr gjashtë vitet e fundit, asnjë kompani ndërkombëtare nuk ka zbarkuar në Shqipëri, asnjë kompani serioze ndërkombëtare nuk ka ardhur në Tiranë për të investuar sepse nuk ka rregulla.

Krasta: Një perceptim pothuajse popullor që thotë “Berisha ndryshe nga Rama, nuk ndenji me kriminelët, i përdori ata por nuk u ul në një tavolinë…?

Berisha: Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam përdorur dhe nuk do të përdorja kurrë kriminelë. Në kohën kur kam qenë shef i ekzekutivit, njëri pas tjetrit cilido që ka qenë ka shkuar pas hekurave në burg. Nuk ka njeri që mund të japë një shembull të vetëm apo një insinuatë të vetme. Tjetër problem në se policia i arrestonte dhe gjykata i lironte dhe kjo ka ndodhur për shkak të një fenomeni më të gjerë.  Në mënyrë absolute nuk ka një njeri që mund të thotë qoftë edhe për vetëm një kriminel që është përdorur nga Sali Berisha. Kurrë. Dua të sqaroj dy gjëra: Kurrë s’më kanë impresionuar me kërcënimet e tyre, kurrë s’më kanë tërhequr me ofertat e tyre. Kam qenë i prerë te të dyja. Ajo ka qenë një nga shkaqet që unë kam luftuar me sukses kriminalitetin. Se një herë po i përdore, të përdor 5 herë ai tjetri.

Krasta: Sot jemi në një situatë, ku situata politike në Shqipëri do duhej të ishte zgjidhur në fakt. Kanë ndodhur ngjarje më përpara kur ju keni qenë në opozitë, keni bërë një opozitë jashtëzakonisht të ashpër, që në një kuptim e traumatizonte opinionin publik. Mund të themi që kjo situatë aktuale është e pazgjidhshme për shkak të marrëveshjes që bënë Rama e Basha pas atyre ditëve të rëndësishme të opozitës në Bulevard? Është ajo një marrëveshje e koklavitur problematike e cila vazhdon të gjenerojë elemente, dhe ka një pyetje të madhe që bëhet sot: Nuk ka mundësi që ju mos ta dinit që do bëhej ajo marrëveshje, e që do merreshin ato masa? Ju e keni ditur?

Berisha: Në mënyrë absolute unë e kam marrë vesh vetëm mbasi ka mbaruar mbledhja e partive, dhe Rama i kërkoi Bashës takim kokë më kokë. Jam i sigurt që edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën. Rama shkoi kur shkuan të gjitha, e mbeti të vetëm dhe zgjodhi një rrugë që tani e dimë të gjithë.  Nëse do isha pyetur, a mund të takohen, do thoja: mund të takohen. Ishte një moment që ose PD të braktiste zgjedhjet, ose me presionin e çadrës, PD duhet të arrinte kërkesat e saj. Kishim dhe një fakt, qeveria e SHBA dërgoi një përfaqësues të saj dhe ai modifikoi paketën e mëparshme. Që PD të kundërshtonte të gjithë botën, po të isha kryetar nuk do e bëja. Se cilat ishin pasojat këto janë të qarta. Por ka një gjë, mendohet se ajo është veprim jo në dijeninë time, por ngjarjet për fat të mirë e të keq kanë jehonën më të fuqishme se ngjarja. Në terma konkrete në dijeninë time nuk ekzsiston asgjë.

Krasta: Ju bëni një jetë parlamentare dhe multimediale, do të isha gabim po të thoja që PD ka qenë një parti e individit Sali Berisha.

Berisha: Nëse lexoni për Kombin shqiptar, ata që kanë studiuar kombin shqiptar, e gjejnë se ky është komb i personaliteteve, në tëresi historia e pashkruar është histori fisesh. Fiset ilire, post-ilire, e kohëve moderne. Por i pari ishte kryesori, pastaj pushtimi osman, ishte Sulltani. Për fat të keq kjo ekziston, nuk është vetëm një parti, po në tërësi si komb e ka përshkruar bukur Eqerem Çabej: Ne jemi komb personaliteti. Nuk mund të them që personaliteti i partisë nuk ka rëndësi.

Krasta: PD është sot një parti që ka fizionominë e saj, përpara kemi zgjedhje. Ka një perceptim që qëndron: Unë për vete si votues i paangazhuar, nuk jam dakort me të, por pse ka një perceptim sipas të cilit: ky është shumë i keq, po nuk dihet kush do na vijë?

Berisha: Të krahasosh Ramën me Bashën është të krahasosh të pakrahasueshmet. Njëri përfaqëson një frymë të re të një gjenerate të re, tjetri përfaqëson një njeri problemtaik me psiqikën e tij, një njeri i cili në historinë e këtij vendi, në atë karrige që Adil Çarçani ka pasur 10 herë më shumë njohuri qeverisëse se zhgarravitësi Edvin Rama.

Krasta: Mbërritët në tonalitetet luftarake të dikurshme. Le ta zbusim.

Berisha: Për ta zbutur ta zbus unë, se ky vrau pikturën. Keni parë të hapet ndonjë ekspozitë pikture këto vite në Tiranë? U zhdukën ekspozitat, ishte Onufri.

Krasta: Në mjekësi thanë, çfarë ka Berisha me mjekësinë që nuk e ndreqi kurrë. E la të ngordhte dhe nuk bëri atë që pritej

Berisha: E vërteta është se janë bërë investime në shëndetësi ato vite, absolutisht kam patur ndjeshmëri por janë bërë investime me aparaturat më moderne që shkon e mburret sot ky me këto. U krijua një ekip për të kompletuar reformën dhe po shkonim drejt finalizimit të cilën Rama e braktisi se premtoi shëndetësinë falas dhe solli shpartallim sot. Pra, kurrë nuk mund t’i ktheja shpinën atij sistemi duke ditur rëndësinë. A mund të menaxhohej më mirë? Po, por investime vetëm në aparatura janë mbi 100 mln euro në modernizim. Treguesit janë të qartë të organizatava ndërkombëtare. Sot gjithçka po shkon në rrokullisje.

Krasta: Pyetje e drejtor Andi Telës: Pse nuk kthehet z.Berisha ta drejtojë tani PD, ka frikë se nuk e mund dot Edi Ramën?

Berisha: Unë e kam deklaruar shumë herë. Largimi im është pa kthim. Napoleon Bonaparti ishte gjeni, por diktator, unë nuk jam Napoleoni demokrat. Besoj në parimet që shpall.

Krasta: Në fakt, mua më thonë shpesh pse merreni shpesh me Ramën individualisht dhe juve ju s’qullet analiza se i jepni më shumë rëndësi se duhet. Ju e karakterizoni shumë fort Ramën gjithë këto vjet. Mund të themi që ia ka dalë ai djalë? Çfarë do të ndodhë, propaganda e tij deri vonë, para studentëve, ia doli të mos e kuptonin ata që e shihnin dhe karakterizimet e juaja nuk kanë pasur sukses?

Berisha: Ajo që mund të them, ai është modeli më i dështuar në historinë e një qeverisje. Dhe unë i bëj vetëm një kërkesë çdo votuesi, të mbyllë sytë një moment dhe të mendojë se me 4 mld euro çfarë është ndërtuar në Shqipëri? Po ju kujtoj se me 3.2 mld janë ndërtuar 11 mijë km rrugë dhe shumë vepra të tjera. Çfarë janë ndërtuar përveç kalldrrëmeve të sheshit Skënderbej në një model ushtarak, njëlloj të gjitha, copy paste? Nuk ka asnjë ndërtim serioz. Cila është trashëgimia e Ramës? Kanabisi, droga e krimi. Të çosh çmimet e autostradave në 20 mln euro është gjëja më e shëmtuar që mund të bësh. I rrit çmimet nga 5 herë. Çmimi rritet me kosto jo se kalojnë vitet. Nga ajo kohë çmimet janë rritur 40%. Ky ka instaluar megavjedhjen që mund të ekzistojë në botë.

Krasta: Si e ndiqni ju personalisht, si një njeri që njihni politikën e dukshme dhe gjithçka ndodh underground. Ju tremb juve Veliaj?

Berisha: Unë them që nëse ka fals dhe pastaj të gjitha mbrapa në skenën politike është Veliaj, ai tremb çdo qytetar për paturpësinë që bën. Një kryetar bashkie që paraqet veten në Tiranë, në një kohë që atë muaj ka qenë 18 herë jashtë shtetit, t’i thuash i pafytyrë e fyen këtë fjalë. Ai përbën falsitetin më të madh në historinë e këtij vendi.

Krasta: A ka mundur PD e sotme ta formulojë së brendshmi një mesazh, do fitoni zgjedhje që të jeni rivalë të fortë apo ne të presim që PD të shkojë deri në fund me atë shpërbërje që ka treguar?

Berisha: Unë jam i sigurtë se nëse Shqipëria do ketë zgjedhje, PD do i fitojë. Problemi është se Shqipëria nuk ka zgjedhje, se ato i përcaktojnë bandat prandaj misioni i PD është përmbysja e Ramës jo për të ardhur në pushtet me forcë po për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira. Pse u bënë protestat e çadra? Për zgjedhje të lira, por Rama përfitoi. Rama që nga ajo periudhë ka shtrënguar lidhjet me krimin më shumë se kurrë. Sot bandat janë vendimmarrësit kryesorë. E konsideroj të domosdoshme një mosbindje civile për largimin e tij nga pushteti.

Krasta: Çfarë marrëdhënie keni ju me të? Kam përshtypjen se ju jeni “inside his head”. Jeni folësi çip në kokën e tij.

Berisha: Unë jam mjek dhe shoh dhe përroin psiqik të tij, i cili është një përrua që prodhon një llum negativitetesh, vërshojnë në vend në mënyrën më të padurushme. Ky njeri potencialin negativ të problemeve të tij psiqike, e çon drejt qytetarëve. Mer rastet e fundit, fishekzjarrët, a mundet njeri në botë? Se ka frikë vetë se mos e gjuajnë studentët me fishekzjarrë dhe ndalon kombin. Si mund t’i ndalosh fëmijëve? Unë ia njoh psikologjinë shqiptare. Ai po përdor atë vajzën policen. Fishekzjarret në gjithë botën dihet që kanë fuqi eksplozive, duhen përdorur me kujdes, po nuk i ndalon njeri kurrë. Ky është akt talebanesk. E bën nga frika e tmerri se mos po mbushin nxënësit xhepat dhe ja hedhin. Dhe shkon te ajo vajza, përpiqet ta paraqesi si Shkurte Pal Vatën, shqiptarët nuk e hanë kurrë. Ky është makabër, i ka të gjitha të përroit të tij psiqik.

Krasta: De statuimi që i bëni ju kryeministrit është final dhe i vazhdueshëm.

Berisha: Më fal a i tha studentit; a ke marrë ipohn-in, ku e ke marrë atë? Studenti i tha; po ti Surrelin? Studentit i tha; kam qenë emigrant. Por në emigracion ai ka një akuza që s’u vërtetua kurrë. Fatos Nano i tha; ke shitur ikona të vjedhura. Dhe unë ska hyrë në hetimin e saj, por di që ikona janë vjedhur me qindra e mijëra dhe që bllokmenët morën ikonat kur u prishën kishat. Këtë e di mirë. Po ku i deklaroi atë pasuri? Çfarë taksash pagoi? A ka paguar taksa? tek cila banë i kaloi ato?! Për t’i mbyllur të gjitha këto, se ishin para të vjedhura, shkarkoi Zana Xhukën. sapo kryetarja e ILKDP-së hapi hetimin, akti i parë që bëri Rama, e shkarkoi. 1 mijë metër katrorë sipërfaqe banimi në Surrel dhe i thoshte studentit; po këtë ipohne?! Pra, ky është përroi i tij psikik.

Krasta: Mendoni se ndarja e Kosovës, një qasje e dyshimtë e Mohgerinit në raport me Kosovën dhe shkëmbimin e territorit. Mendoni dhe e keni parë ju sipas një këndvështrimi me konspiracion atë ngjarje, apo jeni munduar ta shihni duke u bazuar tek disa elemente të gjeo-politikës së momentit. A ka rrezikshmëri?

Berisha: Para se të shkojmë tek Mogherini, kjo është vepër e argatëve të Beogradit në Prishtinë, dhe zeografit bis Edi Ramës. 10 ditët e fundit kanë ndodhur këto dy gjëra; Aleksis Tsipras në Beograd, deklaroi se Kosova po i hedh benzinë zjarrit. Është njësoj sikur t’i thuash qengjit që po turbullon ujin ujkut që është sipër. Aleksandër Vuçiç që deklaroi përsëri atë që tha kryeministri i tij, për opsionin mundshëm të ushtrisë në Kosovë. Dhe Zeografi bis nuk çel gojë për asnjë nga këto deklarata. Pse? Sepse ka rënë dakord për copëtimin e Kosovës, për dorëzimin e territorit të saj sëbashku me argatin në Prishtinë. Në këtë kontekst, Mogherini e ka bërë këtë për shkak të filoserbizmit të saj. pse unë do të akuzoj zonjën Mogerini aq shumë në një kohë kur janë argatët në Prishtinë dhe zeografi në Tiranë, aventurieri i vërtetë dhe një njeri i rrezikshëm për çështje kombëtare. Të hysh në këtë pazar do të thotë të miratosh përpjekjet e Vuçiç që deklaroi hapur se; Serbia do të bëhet më e madhe. Edi Rama në shpërblim të kësaj thoshte; E kam mik Aleksandrin. Po si mund ta ketë mik atë kur ai synim ‘Serbinë e madhe’?!Është më mirë që ta shohim këtë si një operacion tmerrësisht të rrezikshëm serb ndaj shqiptarëve. I ka dhënë flamurin argatit të tij në Prishtinë. Që në 2011 ata negociojnë dhe bëjnë një ‘vrimë në ujë’. Duket se janë marrë vesh. Të gjithë aleatët kanë qenë me ne. Situata është komplekse. Në Kosovë, argatin e përkrahin veç 2-3 vetë. E kundërshtojnë të gjitha forcat politike. E përkrah Baton Haxhia, që mund të jetë edhe shefi i tij në hierarkinë e argatëve. Kurse të tjerët jo. E përkrah Edi Rama, që është një figurë e urryer në Kosovë. S’do t’ja dëgjojë njeri emrin atje.

Krasta: Ju vazhdoni të mbështesni personalisht bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në një trung të vetëm?

Berisha: Unë vazhdoj të mbështes në mënyrë të vazhdueshme sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Unë kam bindje se e ardhmja është bashkimi, por ky bashkim nuk duhet të ndodh kundër shitjes së territoreve të vendit.

Krasta: Duhet t’u kisha intervistuar shumë kohë më përpara. Ju jeni një personazh që e keni ndarë publikun në dysh. Gjysma ju ka dashur shumë, ama gjysma tjetër…Çfarë mendoni për atë gjysmë tjetër?

Berisha: Ka përfituar sa gjysma e parë nga politika e Sali Berishës. Dhe unë përsëri respektoj endeminë tyre ndryshe.

Krasta: Ofendoheni në vetvete?

Berisha: Jo nuk ofendohem. Pasi ne ishim shoqëri moniste. Më e keqja ishte monizmi. Mund të ishte më pak e polarizuar, por përsëri është në kuadrin e pluralizmit. Janë përfitues pa dallim nga liria, demokracia dhe tregu, sikundër janë mbartës të dhimbjes dhe problematikave që kanë me vete. S’ka pasur diskriminim. Përkundrazi unë jam përpjekur. Ka një grup që quhet ‘Grupi i Bostonit’, është grup serioz. Ata kanë një botim të bërë nga Tony Blair. Ai botim nxjerr Shqipërinë në shpërndarje, në një nga 3 vendet me shpërndarje më të mirë të të ardhurave në tokë. Njëra anë është kundërshtia, që e respektoj, dhe tjetra është përpjekja ime; e mira më e madhe e numrit më të madh.

Krasta: Gazetarët kanë edhe lidhje njerëzore me njerëzit e pushtetit. Unë kam pasur një fat të jashtëzakonshëm individual, pasi ju keni bërë një ndërhyrje personale që unë deri vonë s’e kam konceptuar se si ju më keni ndihmuar që të nis punë në radio. Ndërkohë ne se si na ndodhën ca gjëra që ndikuan dhe tek unë dhe tek ju. Ju jeni penduar ndonjëherë që më keni ndihmuar mua të bëhem gazetar?

Berisha: Kurrë.

Krasta: Më keni marrë ndonjëherë inat?

Berisha: Jo, kurrë. Unë nuk jam….I sigurt të jesh, unë jam një njeri i pasionit, por kurrë viktimë e hakmarrjes, e urrejtës. Përkundrazi. Pasi nëse do kesh urrejtjen, të gllabërojnë pasionin. Nuk jam bërë kurrë ndonjëherë pishman, nëse kam pasur mundësi të ndihmoj një njeri. Unë kam një koncept të gjerë për lirinë. Liria është zgjedhje dhe e harrojmë këtë. Nëse sa herë të harrojmë këtë, aq herë gabojmë. Nëse e rikujtojmë këtë, mbetemi brenda civilitetit në raport me lirinë.

Krasta: Përfitoj nga rasti që t’ju falënderoj juve me gjithë zemër për atë ndihmë substanciale dhe jetësore që ju me keni dhënë mua.

Berisha: Mendoj se e ke merituar 100 herë atë gjë. Fakti që ke arritur që të ndërtosh karrierë të lakmueshme, ka dëshmuar se investimi yt i suksesshëm ia ka vlejtur edhe për shoqërinë.

Krasta: Ndërkohë, shpresojmë shumë që të bëjmë edhe intervista të tjera…

Berisha: 
Unë e thash, kjo është e para, por jo e fundit.

Krasta: Ju falënderoj me gjithë zemër

Berisha: Shumë faleminderit. Dua të shfrytëzoj për të uruar shqiptarët e krishterë këtë natë kudo që janë; Gëzuar këtë natë të madhe. Ditën e lindjes të burrit që transformoi më shumë botën. Dhe uroj që me shpresë dhe besim, viti që vjen të na gjejë më mirë. /Burimi:BalkanWeb/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.