Skip to content
6 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ZIJA VUKAJ – Agoftë agu i letërsisë së vërtetë…

ShkodraWeb 4 May, 2024
zija vukaj meritan spahija 2024

Sot ndoqa një bisedë të intervistueses Arta Marku dhënë në RTSH me shqipëruesin dhe shkrimtarin Meritan Spahija. U ndjeva krenar dhe i plotësuar si rrallëherë. E para e punës, nderuar qofsh Arta Marku, që na solle një personazh të rrallë si intelektuali faustian Meritan Spahija me erudicionin e tij olimpik dhe punën monumentale që po kryen.

Pa zbehur asgjë nga puna e mrekullueshme e paraardhësve që sollën në shqip këtë stacion të pashmangshëm të kulturës letrare të botês, “Komedia hyjnore”, mbi të gjithë Pashko Gjeçin, aureola e të cilit është për ne po aq hyjnore sa emri i veprës, koha solli në imperativin estetik një rithellim të dimensioneve kombëtarizuese të veprës dhe këtë akt kulturor ia “blatoi” Meritan Spahisë, i cili po çapitet madhërishëm prej dekadash në përmbushjen e një misioni sublim që do t’u mbetet brezave të nxënësve, studentëve, akademikëve dhe letrarëve të çdo lloji.

Ne duhet të gëzohemi rrallë, pasi punët e mëdha nuk vijë shpesh. Letërsia nuk është punë njerëzish kalimtarë që shfaqen e zhduken në përditshmëri, ushtruar nga taboret e pseudove të çdo lloji. Nuk është punë amatorësh pa identitet as punë certifikatash kartoni. Letërsia është materie e rëndë, do energji, talent, përvujtëni deri në vetëmohim. Letërsia e vërtetë është monumentale, nuk ka lidhje me grafomanitë që prodhojnë kanaveta librash qē s’ i lexon as i zoti.

Më mbushet zemra që “Komedia hyjnore” po e kryen ciklin e kombëtarizimit më integral dhe më akademik nga një autor shkodran, me gegnishten epike dhe sintetike përmes së cilës mund të tejkthehet një obelisk i tillë letrar, ashtu siç do të ngazèllehesha për çdo shqipfolës dhe prej çdo tē folure nga çdo skaj i arealit tonë linguistik. Të lumtë Meritan! “Agoftë agu i letërsisë së vërtetë”, siç thotë Camaj. /Nga Zija VUKAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Vllaznia mund Dinamon me një gol në sekondat e fundit dhe mban vendin e dytë së Superligë…
Artikull pasardhës: FOTO+EMRI – Shqiptarja goditet nga makina në vijat e bardha dhe humb jetën, lë pas 4 fëmijë në Itali…

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi… 5 March, 2026
  • VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.