“Pushtimi i Ukrainës, fillimi i luftës së tretë botërore”, Xhorxh Soros: Qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë…

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të jetë “fillimi i luftës së tretë botërore” që mund të shënojë fundin e qytetërimit, ka paralajmëruar filantropisti veteran dhe ish-financieri George Soros, shkruan The Guardian.

Duke kritikuar ashpër Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun e Kinës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Soros paralajmëroi se regjimet autokratike ishin në rritje dhe ekonomia globale po shkonte drejt një rënie.


Sorosi gjithashtu kritikoi ashpër ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për marrëdhënien që pati me Moskë dhe Pekinin.

“Pushtimi mund të ketë qenë fillimi i luftës së tretë botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë asaj. Pushtimi i Ukrainës nuk erdhi nga qielli. Bota ka qenë gjithnjë e më shumë e përfshirë në një luftë midis dy sistemeve të qeverisjes që janë diametralisht të kundërta me njëri-tjetrin: shoqëria e hapur dhe shoqëria e mbyllur”, ka thënë Soros.