Skip to content
30 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë
  • Dossier
  • Kryesore

NGA AVOKAT NDRE MOLLA – Kongresi i Përmetit është faqe e zezë e këtij kombi, tradhëti e atyre që e zbatuan…

ShkodraWeb 1 year ago

“Pushteti merret me grykën e pushkës dhe mbahet me grykën e pushkës” …është thënia e zbatuar prej të majtëve që prej 24 Majit 1944. Edhe para 3-4 vitesh e kemi dëgjuar në mes të Parlamentit prej një eksponenti të lartë të së majtës, tipik kongresist i Përmetit në mentalitet.

Asnjëherë e majta nuk ka hequr dorë prej historisë kriminale të saj gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore. Asnjëherë nuk kemi parë e dëgjuar pendesë për çfarë i kanë shkaktuar kombit. Krenohet me momentet më të zeza jo vetëm të saj, por edhe të historisë së Shqipërisë. Një ish- ministre e qeverisë socrilindase, bashkë me një shpurë “veteranësh” të luftës civile, vendosi sot kurorë në kujtim të Kongresit Përmetit.
Po çfarë ishte ky kongres për shqiptarët?

Në të vërtetë ishte kurorëzim i masave të vazhdueshme të jugosllavëve, që nga 8 Nëntori 1941, për të patur në ndikim të vendimmarrjes së shqiptarëve, në qeverisjen e tyre vasalët e tyre, siq edhe rezultoi, e vazhdon edhe sot e kësaj dite e njëjta linjë.

️Pse ishte antikombëtar e çfarë objektivash kishte Kongresi komunist i Përmetit?

Ishte akt antikombëtar sepse, nuk kishte frymë përbashkuese, nuk kishtë rreth përfaqësimi në më shumë se 2/3 e Shqipërisë. Morën pjesë 188 delegatë ku 90% e tyre ishin nga “Zona Operative” Vlorë, Gjirokastër, Berat, Korçë pjesa tjetër nga Shqipëria e mesme, e vetëm 5-6 “delegatë” nga Veriu i saj.

Objektivi kryesor ishte shpallja e pushtetit të komunistëve në të gjithë territorin, pavarësisht prej vullnetit të shqiptarëve. Politikisht pushtim i pastër i Shqipërisë nga klika sllavokomuniste.

Objektivi i dytë kriminal ishte sulm ndaj popullsisë së Shqipërisë Veriut me qëllim vendosjen e pushtetit të tyre me grykën e armëve. Armiqësi e vëllavrasje ndër shqiptarë. Realisht Kongresi Kriminal i Përmetit vendosi me armë pushtetin e komunistëve, nënkupto pushtetin sllavokomunist. As vetë serbët nuk do të gjenin grup a forcë politike brenda tyre të përfaqësonte kaq bindshëm interesat jugosllave në Shqipëri, siq edhe do të rezultonte pas mbarimit të luftës, se sa PKSH e Enver Hoxha.

Mjafton një fakt për të përforcuar argumentin tim: udhëheqësit komunistë jugosllav theksonin në ato kohë: “reaksionarët kanë pas sukses në bashkimin e popullit të Shqipërisë së Veriut në luftë kundra nesh dhe kanë mundë me bindë atë popull që neve jemi për çështjen serbe e komuniste…”

Komanda e ushtrisë partizane jugosllave, qëllimin e vërtetë të “luftës së përbashkët”, madje edhe vetë themelimi prej tyre i Partisë Komuniste Shqiptare , ishte të kishin ndikim (pushtet) në politikën dhe qeverisjen e ardhëshme, me synim të rimerrnin tokat shqiptare përsëri nën Jugosllavi, që asokohe i ishin bashkuar Shqipërisë. Vendimi i tyre ishte i qartë dhe i realizueshëm vetëm nëpërmjet komunistëve shqiptarë (pa Fe e At’Dhe). Ja se ç’objektiv kishte Jugosllavia në kohën e Kongresit të Përmetit:“…asnjë pëllëmbë e tokës sonë për lirimin e së cilës na luftojmë qysh tre vjet dhe japim bijtë tonë më të mirë të vendit tonë, nuk do të lëmë kërkënd e aq më shumë atyre që kanë mujtë me grabitë krahinat tona me mbështetjen e grupeve t’okupimit”.

Në komunikimet e “miqëve” komunistë jugosllavë, në periudhën 2-3 muaj para Kongresit të Tradhëtisë Kombëtare të Përmetit, ka urdhëra e udhëzime për komunistët shqiptarë se si të forconin partinë e tyre, pasiqë, “…vetëm ajo do të qe garantuesja e zhvillimit të drejtë të ngjarjeve në Shqipëri”. Dmth zhvillimit të drejtë të ngjarjeve sipas interesit të Serbisë!!!

Shtabi komunist jugosllav, për të realizuar planet e tyre në terrenin shqiptar, dërgoi emisarët e vet, te cilet organizuan një kongres, që u mbajt më 24-28 maj 1944 në Përmet, qytet i lirë që nga 13 shtatori 1943, kur ishte larguar garnizoni i ushtrisë italiane. Historiografia jonë komuniste e ka fshehur të vërtetën e Kongresit të Tradhëtisë Kombëtare, si epilog i tradhëtive të njëpasnjëshme të bëra prej komunistëve kundër bashkimit kombëtar në Pezë e Mukje.

Ky kongres famëkeq i preu rrugën dhe i shpalli luftë çdo përpjekjeje për krijimin e një qeverie kombëtare sipas vullnetit të lirë të shqiptarëve pas luftës. Objektivat e këtij kongresi ishin në thelb shpalljen e luftës civile e cila në fakt kishte nisur që me tradhëtinë e Konferencës së Pezës.

Komunistët me 24-28 Maj caktuan këto objkektiva:

1- Të mos lejohej krijimi i çfarëdo qeverie jashtë apo brenda Shqipërisë dhe t’i ndalohej hyrja e Mbretit Zog në Shqipëri;
2- Krijimi i Komitetit Antifashist Nacionalclirimtar me atributet e një qeverie,
3- Krijimi i divizionit të Parë partizan dhe ofensiva mbi Shqipërinë e Veriut.

Menjëherë u urdhërua mësymja e divizionit të parë drejt Shqipërisë së Mesme e të Veriut, ku kreu masakra të përgjakshme. Në bashkëpunim me Korparmatën e II Jugosllave u krijua rrethi i zjarrit mbi Shqipërinë e Mesme e të Veriut. Rezultatet e asaj ofensive dihen: mijëra të vrarë e të plagusur, shumica nga popullsia civile, ku përfshiheshin gra, pleq dhe fëmijë. Rezultati i terrorit komunist, të legjitimuar në kongresin e Pëmetit, ishte marrja e pushtetit nga komunistët dhe vendosja e diktaturës së proletariatit dhe pushtetit të sovjetëve. Nuk ka se si të realizoheshin më së miri planet jugosllave me forcën e tradhëtisë së PKSH-së.

Prandaj ky kongres, jo vetëm nuk duhet kujtuar si një ngjarje historike me interes kombëtar, por përkundrazi, duhet dënuar si Kongresi që shpalli fillimin e luftës civile në Shqipëri, pasojat e tmerrshme të së cilës po i vuan kombi edhe sot.

Kongresi i Përmetit është faqe e zezë e këtij kombi, tradhëti e atyre që e zbatuan, fitore e armiqve që e nxitën. /Nga Av. Ndre MOLLA, pjesë nga studimi i tij në lidhje me veprimtarinë antikombëtare të komunistëve në periudhën 1941-1953/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Pushtimi i Ukrainës, fillimi i luftës së tretë botërore”, Xhorxh Soros: Qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë…
Lajmi pasues: VIDEO – “Nuk e kemi mendjen se çfarë bëjnë skuadrat e tjera”, Mirel Josa: Kërkojmë vetëm fitoren me Kastriotin….

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

5 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

7 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

8 hours ago

TË FUNDIT

  • “As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë 29 September, 2023
  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

5 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

7 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

8 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.