Skip to content
14 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Pse nuk behet ky vend…?!

ShkodraWeb 3 August, 2017
IMG_2611
Nga Jeta TOÇILA
“Ky vend nuk bëhet!” Këtë fjali mund ta keni hasur shpesh jo vetëm si një slogan facebook-u, por edhe si fjalinë përmbyllëse të bisedave mes shqiptarëve mbetur brenda territorit. Të lë një shije të hidhur apo jo? Është rraskapitëse të ngrihesh nga një bisedë mes miqsh të mirë me ndjesinë tronditëse të mungesës së shpresës. Çdokush dëshiron një jetë të begatë, pa halle e shqetësime, sidomos kur këta janë njerëz të punës, asaj pune që njihet dhe supozohet të mbrohet nga ligjet. Por nga dita në ditë po vëmë re se si njerëzit e penës ashtu edhe të krahut, po duan të ikin nga ky vend. Shtohen aplikimet nga viti në vit për në USA apo Kanada, ose Gjermani. Janë të rinj e të reja që marrin rrugët jashtë vendit për edukim, duke u këshilluar nga prindërit të mos kthehen më në Shqipëri. Janë vajza e djem të fuqishëm, plot energji që aplikojnë për punë jashtë vendit duke u lutur të martave në Kishën e Laçit t’u ecë mbarë. Janë gra në mjerim që pranojnë të eksportohen si gjë e gjallë në shtetet fqinje, në këmbim të kafshatës së përditshme. Janë familjarë me një karrierë mbi supe, me fëmijë, fis e shoqëri të gjerë të cilët dëshpërimisht largohen. Janë profesionistë të arrirë në vend të pavlerësuar mjaftueshëm, që rreken të gjejnë veten diku tjetër. Nuk është eksodi i marsit apo gushtit 1991 më i madhi, jo. Ato ishin eksode me bazë të theksuar emocionale për shkak të rrethanave historike. Sot po ndodhin eksodet më të mëdha të shqiptarëve, sepse janë largime të mirëmenduara, analizuara, planifikuara e stërdiskutuara me veten e të tjerët.
Këtyre njerëzve që ikin, por dhe atyre që ende mendojnë të ikin, ose iu është vrarë shpresa, ose ndihen të poshtëruar ose janë të frikësuar. Duket se prej disa vitesh janë instaluar mes nesh kultura e mungesës së shpresës, e poshtërimit dhe ajo e frikës, me të cilat Dominique Moisi thotë se rindërtohet bota, por që në Shqipëri po ndikojnë në evakuimin e popullatës. (Ju lutem mos i jepni ngjyra partish, pasi çdo qeveri ka pjesën e vet të fajit).
Të kesh shpresë do të thotë të kesh besim tek vetja, tek aftësitë e tua, ose nëse e marrim në aspektin fetar të kesh besim tek Zoti. Por besimi tek vetja, për njerëzit e punës në Shqipëri sulmohet çdo ditë nga të paaftët, nga rojtarët e injorancës supreme, nga kastat solide të atyre që luftojnë talentet. Dhe nëse ky vetëbesim nuk sulmohet direkt, ka edhe sulme indirekte përmes lartësimit në media të figurave boshe që vetëm xhepat dhe llogaritë bankare kanë plot. Njeriu i punës vë përballë arritjeve të shpejta të këtyre personazheve të suksesit, përpjekjet e tij prej Sizifi dhe pushtohet prej absurdit. Që të shpëtojë, i duhet të sfidojë këtë vend absurd, duke imagjinuar lumturinë jashtë tij. Dhe nis e projekton të ardhmen larg…
Nga ana tjetër, çdo ditë tregëtarë apo njerëz të thjeshtë, punonjës administrate apo artistë, përballen me poshtërime të ndryshme. Diku është një polic që i vë shkelmin shportës me fiq, diku tjetër një drejtues marionetë e matrapaz që kërcënon e manipulon nënpunësin e ndershëm. Diku një pronar që shfrytëzon punonjësit e pasiguruar, apo një administrator lagjeje që bën rolin e bajraktarit. Njeriu i mendjes dhe i punës, aspak partiak, ndjen se nuk ka asgjë në dorë për të vendosur të drejtën në vend, dikush tjetër e kontrollon të ardhmen e tij. Ai pushtohet nga ndjenja e frikës. Frika si një përgjigje emocionale ndaj perceptimit real ose imagjinar të një rreziku të mundshëm i jep forcë për mbijetesë. Për të mbijetuar planifikon të braktisë vendin ku balta nuk i duket më e ëmbël se mjalta…
Nëse do t’ishte gjallë Henri de Saint Simon mund të thoshte se Shqipëria është katandisur një komb me trup pa shpirt. Shpirtin e një kombi e përbëjnë njerëzit-zotër të artit, shkencës, sportit, letrave e kulturës së gjerë. Shumë prej tyre e kanë lënë Shqipërinë, të tjerët të gjallë ose vdekur lihen në harresë. Disa mund edhe ta kenë shitur shpirtin në ndonjë parti dhe për rrjedhojë nuk mund të kontribuojnë as në peshën e 21 gramshit.
Prandaj trupit pa shpirt të Shqipërisë sonë i kanë bërë gjithçka kanë dashur politikanët e çdo partie, sepse ai nuk ka forcë të lëshojë pasthirrma dhimbjeje, përsa kohë shpirti i tij endet nëpër botë, ose copëzat e mbetura të tij nuk guxojnë të shfaqen të bashkuara në ditët plot diell…!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Arrestohen 3 shqiptare per shfrytezim prostitucioni
Artikull pas: Alarm ne Europe per vezet e prekura nga lendet toksike

TË FUNDIT

dom mark pashkja 2024
  • Aktualitet

NGA DOM MARK PASHKJA – Kosovari…

ShkodraWeb 12 June, 2025
kulla prek cali rexhvelaj 2025
  • Kryesore

NGA MIMOZA REXHVELAJ – Kulla e Prek Calit, turpi që ende peshon mbi ndërgjegjen tonë kombëtare!

ShkodraWeb 11 June, 2025
sali berisha në dy kohe 2025
  • Kryesore

OPINION -Sali Berisha nuk është thjesht një nga kryetarët, ai është kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë…

ShkodraWeb 7 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • VIDEO – Ndërhyrjet në zonën turistike, kryebashkiaku Beci dhe ministrja Kumbaro inspektim në Velipojë 13 June, 2025
  • EMRI+FOTO – Ishte në një varrim në Malësinë e Madhe, 4 ditë pa asnjë lajm për të moshuarin, djali jep alarmin 13 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe asgjesohen mbi 12.500 rrënjë kanabis, procedohet inxhinieri i pyjeve 13 June, 2025
  • “Një tjetër faqe e artë…”, Benet Beci uron mirëmëngjes me kampionët e Vllaznisë në atletikë… 13 June, 2025
  • Shqipëria vetëm 2.36 mln banorë brenda kufijve, popullsia vijon të tkurret edhe pas Censit të 2024-it… 13 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 qershor 2025… 13 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025
gjergj luca trump musk 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë…

ShkodraWeb 14 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025…

ShkodraWeb 14 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.