Para parlamentit të Serbisë në Beograd është vendosur një banderolë me fytyrat e drejtuesve të lúftës së UÇK-së dhe liderë politikë të Kosovës.
Stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fytyra e presidentit Hashim Thaçi, kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe fytyra e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë vendosur në këtë transparent derisa në fytyrat e tyre janë bërë iksa (X).
Kjo vjen pak kohë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka publikuar një aktákuzë të pakonfirmuar ndaj dy ish-drejtuesve të UÇK-së, presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Por, në anën tjetër, edhe kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj por edhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishin për vite me radhë të ndjekur nga Gjykata e Hagës dhe në fund u liruan si të pafájshëm në mungesë të provave.
Më e pakta është që Kosova por edhe Shqipëria të reagojnë në rrugë diplomatike përmes notave por edhe publiksht me deklarata duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare si BE, OKB etj. Portretet e liderëve politikë të një vendi sovran, aq më tepër të një presidenti, të paraqitura në këtë mënyrë, janë një provókacion i madh për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët.