PROFIL/ Një shqiptar zgjidhet president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, “bekohet” nga Suker…

Kuvendi i Përgjithshëm vjetor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, z. Muamed Sejdini është zgjedhur president i ri FFM-së. Në prani të përfaqësuesit të UEFA-së, Davor Shuker, përfaqësueses së FIFA-s, Hejdi Beha, përfaqësuesit të Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Sasho Popovskit, zëvendës drejtorit të Agjencionit për Rini dhe Sport, Gazmend Ristemit, nga 96 delegatë sa numëron Kuvendi i FFM-së, 82 nga 90 delegatë të pranishëm votuan PËR zgjedhjen e Muamed Sejdinit për president të ri.

“Së pari të shpreh mirënjohjen dhe falemenderimin tim për gjithë ju për besimin që ma jepni.

Është nder i madh të jesh president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe të luftojmë për futbollin e vendit.

Dera e Federatës së futbollit të Maqedonisë gjithmonë do të jetë e hapur.

Në emër të ‘Shtëpisë së futbollit’ dua të ju falemenderoj për bashkëpunimin në periudhën e kaluar, por edhe të potencoj sfidat e reja që do t’i kemi dhe të cilat bashkarisht do të mundohemi t’i realizojmë.

Sinqerisht shpresoj të gjithë bashkë të punojmë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë të futbollit në vendin tonë.

Me aktivitetin tonë profesional të futboll do të kërkojmë të kontribuojmë në forcimin e unitetit dhe respektit mes veti.

Gjithë ne, Federata, klubet, Lidhjet Komunale, mediat,….të gjithë ndajmë kontribut për rritjen e popullaritetit dhe masovitetit të futbollit. Dhe nga gjithë ne pritet të krijojmë kushte për përmirësimin e atmosferës, kushteve dhe ambientit të jetës tonë futbollistike.

Me infrastrukturë më të mirë dhe atmosferë të shëndoshë, futbolli në vendin tonë do të duket edhe më mirë, dhe ky do të jetë një prej prioriteteve tona në të ardhmen.

Për mua, gjithë ajo që punojmë me shumë mund, planifikim, koncetrim, disiplinë, e tërra ka kuptim vetëm nëse punojmë me njërëz të cilët vërtet e duan futbollin. Kjo Federatë gjithmonë do të jetë e hapur për ide të mira dhe propozime konstruktive, gjithmonë do të jetë e hapur për njerëz të cilët duan futboll evropian edhe në vendin tonë.

Të jeni të sigurtë se me gjithë forcën dhe kapacitetin do të synojmë të realizojmë qëllimet e planit strategjik të FFM-së, dhe kjo nënkupton mbështetje të plotë nga FFM për ekipet përfaqësuese, Lidhjet Komunale të futbollit, garat vendore, përmirësimin në infrastrukturë dhe zhvillimin e futbollit te moshat.

Do të doja të shpreh mirënjohje dhe falemenderim të madh deri te UEFA dhe FIFA, dy organizata që janë pjesë e pandarë e punës tonë dhe shpresoj se do të jemi krenar për një sërë projektesh edhe në të ardhmen.

E kam të qartë se do të ndodhin edhe gabime, ashtu si ka pasur edhe në të kaluarën, por më mirë të mësojmë nga gabimet e tjerëve, se sa tonat.

Në këtë Kuvend nuk keni bërë gabim. Faleminderit deri te të gjithë ju edhe një herë. Ju ftoj me nder dhe përgjegjësi të vazhdojmë të japim kontribut për zhvillimin e futbollit në Maqedoni”, deklaroi Muamed Sejdini, pasi morri besimin të jetë president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

“Numërimi mbrapsht për Edi Ramën ka nisur…”, Lulzim Basha paralajmëron kryeministrit pas procedimit të 33 protestuesve…

Lideri...

LAJMI I FUNDIT/ Erion Veliaj i shpëton njollosjes me bojë, dy të rinj shoqërohen në komisariatin e policisë…

Gjatë...

FOTO/ Kryebashkiakja e Shkodrës publikon fotot e protestës së opozitës, Ademi: “Pranvera Shqiptare” është afër…

Kryetarja...

Close