![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/04/7A45EA3B-9C3A-4079-88B6-8A158F84A670.jpeg?x28643)
Demokratët shkodranë janë të thirrur sot të zgjedhin kryetarin e degës së tyre. Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00. Qendra e votimit është vendoaur në hollin e teatrit “Migjeni” në qendër të qytetit.
Në garë kanë mbetur vetëm 4 kandidatë nga 9 që erdhën fillimisht nga qendra për ti votuar. Ardit Çylybyli, Arian Peraj, Emiljano Çekini, Ergys Ivziku dhe Ted Kopliku deklaruan terheqjen e tyre përmes rrjeteve sociale.
Antarët e PD Shkodër kanë mundësi të zgjedhin në mes 4 emrave të mbetur: Arben Lushaj, Elvis Deda, Gjenarin Kaocari dhe Vildana Gushta. Sipas statutit të PD, ai që merr më shumë vota, zgjidhet kryetar i degës, një nga më të rëndësishmet për këtë forcë politike.
Si në të gjitha degët e tjera, procesi monitorohet nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i kryesuar nga Albana Vokshi. Pas përfundimit të votimit, do të bëhet numërimi i votave dhe rreth orës 20:00 mund të mësohet emri i kryetarit të ri të PD Shkodër.
Ai do të pasojë Xhevdet Amulin në këtë detyrë, i cilu nga ana e tij, e ka kontestuar këtë proces. Amuli është përkrahës i krahut që është kundër Komisionit të Rithemelimit dhe përmes rrjeteve sociale por edhe intervistave të ndryshme, ka shprehur rezervat e tij, deri në mosnjohje të procesit. /ShkodraWeb/