Skip to content
5 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Rajoni & Bota

Prangosje e bujshme në Malin e Zi, arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës Supreme…

ShkodraWeb 1 year ago

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar në aeroportin e Podgoricës ku më pas është dërguar në polici. Ndalimi është bërë për shkak të dyshimeve të bazuara për dy vepra penale, përkatësisht krijimin e organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm, siç raportojnë mediat malazeze, duke cituar informacionin e policisë.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, Filip Axhiç, krahas tekstit për arrestimin e saj, ka shkruar po ashtu në Facebook se “nuk ka më të paprekshëm” në Mal të Zi.

“Drejtësia do të trokasë në derën e të gjithëve. Ne do të krijojmë një vend me mundësi të barabarta për të gjithë, një vend të drejtësisë dhe institucioneve të forta, civile dhe evropiane. Mali i Zi mundet!”, shtoi më tej Axhiç.

Në fillim të prillit, portali Libertas publikoi transkriptet e Europol-it, të cilat iu dorëzuan policisë malazeze. Aty ishin biseda telefonike të përgjuara midis saj dhe të birit, Milosh Medenica, i cili dyshohet se e lidhte atë me kontrabandën e cigareve dhe trafikun e drogës. Por nënë e bir, Vesna dhe Milosh, dhe i mohuan akuzat.

Sipas shtypit Libertas, Millosh Medenica ka bërë kontrabandë përmes policit Darko Laloviç, i cili është arrestuar më 15 dhjetor 2021 dhe akuzohet për krijimin e një organizate kriminale, si dhe dyshohet për trafik droge.

Lalovicc është ende në paraburgim, ndërsa me vite ka qenë në krye të sigurimit të Vesna Medenica-s si pjesëtar i Sektorit për sigurinë e personave të mbrojtur të Drejtorisë së Policisë.

Gjithashtu thuhet se Millosh Medenica është larguar nga Mali i Zi menjëherë pas arrestimit të policit Laloviç në fund të vitit 2021 dhe deri më sot nuk është thirrur në polici apo në prokurori.

Në transkriptet e bisedave të përgjuara, Milosh Medenica deklaron se nëna e tij është e njohur me punët e tij dhe se do t’i mbrojë nëse është e nevojshme.

“Sepse ajo i di të gjitha që në fillim, sepse, Zoti na ruajt, është një proces që duhet të na mbrojë”, janë fjalët e Millosh Medenicës.

I pyetur për këtë rast, presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha më 12 prill se ai e sheh rastin “Medenica” si një sfidë për organet shtetërore – prokurorinë dhe gjyqësorin, dhe se nuk ka dyshim se ata do ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, do të hetojnë të gjitha rrethanat dhe të informojë publikun malazez për sjelljen e tij në atë rast.

Që nga viti 2003, Vesna Medenica ka mbajtur dy nga postet më të rëndësishme në gjyqësor.

Ajo ka qenë Prokurore e Lartë e Shtetit e Malit të Zi për katër vjet, dhe më pas ka drejtuar Gjykatën Supreme për tre mandate nga viti 2007 deri në dhjetor 2020, kur dha dorëheqjen.

Mandati i saj i shumëfishtë në krye të Gjykatës së Lartë është kritikuar nga një pjesë e opinionit ndërkombëtar dhe vendas për shkak se ekziston një dispozitë kushtetuese që i njëjti person mund të zgjidhet në atë post jo më shumë se dy herë.

Continue Reading

Previous: NGA ALFRED LELA – Shënim i një të pagëzuari si katolik…
Next: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 prill 2022…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

59 mins ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

1 hour ago
“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • Kronika e zezë

“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA

2 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • “Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…
  • FOTOLAJM – Dasma e Elgit Dodës me Klea Hutën, vëmendjen e rrëmben sërish çifti i momentit Luiz dhe Kiara…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë 5 qershor 2023…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

59 mins ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

1 hour ago
“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • Kronika e zezë

“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA

2 hours ago
FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…
  • Aktualitet

FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.