Policia i bllokoi në bankë 400 mijë USD të dyshuar si “pastrim parash”, kush është bisnesmeni me origjinë nga Shkodra

Pas lajmit se një biznesmeni në Tiranë i është bllokuar një shumë e madhe parash, ka reaguar edhe policia.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal per biznesmenin Aleksandër Gavoçi, pasi ákùzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës pénale ose të veprimtarisë krímìnale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.


Policia ka konfirmuar se sèkúestrimi i 400 mijë dollarëve është bërë pas tentativës së bërë nga Aleksandër Gavoçi, për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij, Ilir Gavoçi. Dy vëllezërit me origjinë nga Shkodra, u vënë në qendër të vëmendjes në fillim të muajit mars 2019, lidhur me lirimin e një prone në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë.

Njoftimi i Policise Tiranë:

Vendoset sèkúestro preventive për një llogari banke në shumën 400 mijë dollarë.

Sèkúestroja preventive ndaj një llogarie bankare të administratorit të në një shoqërie SHPK, pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Krímìnále dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë krímìnále” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

LEXONI EDHE: FOTO/ Kush është bisnesmeni shkodran i “Petro Ninit”, ndërtuesi i njohur, aksionar e administrator në disa kompani… (dokumente)

Në zbatim të këtij procedimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve krímìnále që rrjedhin nga veprimtaria krímìnále, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sèkúestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penále ose të veprimtarisë krímìnále” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” .

Vendoja e sèkúestros preventive, pas tèntátivës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet krímìnál.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media