Makina merr flakë në ecje e sipër, shpëton për mrekulli shoferi brenda saj…

(foto ilustruese) Një automjet ka marrë flakë në ecje në kryeqytet, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin K.V., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media