Çka të dush po i thojmë, duket se vika o mosha, o trysnija, o familja e fmija, o dija, o padija gjanem, ku shprehja se “njeri ma i fortë se guri” nuk ka ma vlerë, ose me duket edhe vetë njeri i simbolizuem si gurë qi peshon ma randë në vend të vet, nuk ka ma pikë vlere se kaq shumë po ngushtohet rrethimi sa po mesim çka po shifet, pa njerëz lene ma mandej se si mundet me ekzistu shprehja “s’ po gjej gur me ça kryet”.
Nuk jam njeri qi demoralizohet, dorëzohet e rrxohet e nuk ringrihet, por me thanë të drejten kjo kohe e zymtë ku qytetit të buzeqeshjes i ngrihet jo vetem buzeqeshja, krenaria, intelekti asht rrëxu, po gulshon etj. etj. Shkurt, s’ po jeton! Asht në kaos mental, ekonomik, shnetsor, njerëzor! O Zot, po na marojnë miqtë, ka shku puna deri në atë grade me na u dhimtë edhe anmiqtë!
Mbushë me letra të vdeknish të shkrume në fund: Mos na hajdeni s’ dona erz, s’dona njerëz…pyyyyy ku kena mbrritë! Pandemi eeeee, makabër me e thanë, a shifen për ditë mor miq, për ditë arkivola në kambë…pyyyyy çfarë depresioni!
Ik, më thojnë, iiiik pse rrin ktu, ke me u dashtë ma vonë, iiiik na kena mbetë në çark! Ik Sandër, je nji pllambë nën Zotin, nuk shifet hajr ma në kte vend! Gjithshka di, gjithshka shoh, shumë kend ala njoh qi i du e më dojnë në fakt kanë të drejtë! Me sakrifiku kaq shumë për artin kur veç kohë për art nuk asht, jam ma i lumtun me kenë luftë me pushkë, e din makare se je nesër dëshmor, po kjo kohë si me kenë në gjak!
Del prej deret, nuk ruhesh e s’ ban njeri as nji Corone, po më mbarohen për ditë miqtë or miq, po na mbarohet Orta jonë, ajo qi me ban me ardhë për vjetë me gëzim! Asht ba numri ma i madh tek të shumtit se ktej ka na! Sot u nda prej nesh edhe Hysa i mirë (i vuni vulën)! Mos e dhantë Zoti lutem për to por kam njoftim se edhe të tjere janë nën pushtetin e oksigjenit e kësaj kodosh Corone!
Jam i trishtuem, i mërzitur, jo i dorëzuem se e di se ky vit i mbrapshtë, do të vihet në turrë të druve. Por edhe koshient së na toksorët e idhnuem Zotin qi çoj kte kumonë të forte me u ndi e për veshi e kapi tanë botën (asht enciklopedi në vedi kjo)! Por unë Sandri, me tanë kto goditje shpirtnore qi me lidhin me qytetin tim me njiqind e sa fije, nuk e di a jetoj 100 vjet a 100 ditë! Nuk jetohet me dekën miq!
Besoj kam leje me marrë leje me shku atje ku kam familjen e ku jetohet si kam thanë, “nji pllambë nën Zotin” se më duket ktu na ka harru edhe Zoti . Mandej, shprehjen “ma mire iku Leka se u vra Leka” njimend në Amerike s’e njohin por e njeh Lekaaa. Krishlindjet e Vitin e Ri do ta kaloj në Francë, mandej…mandej tuj pa e tuj ba… Gjithesesi: Bafti i Zotit, uroj për të tanë… /Publikuar në Facebook nga artisti Sandër RUÇI, Mjeshtër i Madh/
VIDEO E DITËS: Këshilltari bashkiak Arbis Vjerdha flet për zjarrin në lokalin e tij dhe thotë se nuk ishte aksidental