
Elfat Salihi, autor i dyshuar i plagosjes se Edis Reçaj mbremjen e 19 prillit 2022 doli sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Gjykata e Shkodrës vendosi “arrest me burg” për Salihin. Ai akuzohet se plagosi Reçajn në lagjen “Perash” në Shkodër dhe më pas u largua.
Policia bëri të mundur arrestimin e tij 9 ditë më pas në një hotel në lagjen “Mark Lula”.
Reçaj deklaroi se nuk e njihte autorin por policia kishte dyshime se ata ishin bashkë para se të konfliktoheshin mbrëmjen e 19 prillit në lagjen Perash të Shkodrës. Policia e Shkodrës informoi se plagosja e 28 vjeçarit Reçaj ndodhi për motive të dobëta.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!