Përse ShkodraWeb Check?

Ne të ShkodraWeb jemi gjithmonë të kujdesshëm për tematikat e informimit transperent, inovacionit dhe përdorimit të kanaleve dixhitale për të favorizuar shpërndarjen e përmbajtjeve dhe lajmeve në mënyrë të pavarur, të kujdesshme dhe të besueshme.

Lind kështu projekti ShkodraWeb Check, një zgjidhje që mundëson “çertifikimin” e lajmeve falë teknologjisë më të fundit që reagon si garant i transparencës, sigurisë dhe shpërndarjes së informacionit.

Si funksionon ShkodraWeb Check

ShkodraWeb Check është një sistem i ri çertifikimi të lajmit përmes teknologjisë të zgjedhur nga ShkodraWeb për të kontrolluar më mirë fluksin e lajmeve të veta, në mënyrë që të mund të përdoren ose shpërndahen me sa më shumë vertetësi duke i garantuar lexuesve cilësinë maksimale dhe besueshmërinë e burimit.

Përmes logos që aplikohet në fund të një lajmi të ShkodraWeb do të jetë e mundur të verifikohet lajmi dhe besueshmëria duke arritur deri tek burimi fillestar, të mundësohet krahasimi i lajmit të lexuar me burimin origjinale, për ti mundësuar editorëve, agjensive e mediave të kualkifikohen në botën e informacionit si furnizues cilësore duke rritur besueshmërinë e publikut.