
Një incident i vogël është verifikuar sot në Kuvendin Kombëtar të PD- së në transmetim “live”. Para se të merrte fjalën ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar pak metra nga podiumi.
Ai po ngjiste shkallët kur është penguar dhe ka rënë në gjunjë. Menjëherë në ndihmë të tij ka shkuar një prej shoqëruesve.
Gjithçka ka kaluar pa asnjë problem. Berisha është ringritur dhe ka marrë fjalën në foltore, i shoqëruar nga brohoritjet e të pranishmëve.
Madje, ish- kryeministri ka hequr dhe xhaketën, ka zbërthyer edhe pullën e jakës së këmishës teksa ka folur për mëse 40 minuta në Kuvendin Kombëtar të PD- së