VIDEO+FOTO – Panik në Shkodër, të shtëna ndaj makinës në lëvizje në zonën e kryqëzimit të spitaleve…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Konfirmohet se është qëlluar drejt një makine në lëvizje.

Ngjarja ndodhi në afërsi të repartit të Zjarrfikësve, tek kryqëzimi i spitaleve në lagjen “Skenderbeg”. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, ndërsa automjetet e përfshira në ngjarje janë larguar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.


NJOFTIMI I POLICISË SHKODËR

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.


Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve.

ShkodraWeb Channel

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel