VIDEO+EMRI – Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ja kush ishte shenjestër e sulmit me armë…

Qëllohet me armë zjarri një makinë në lagjen Skënderbeg në qytetin e Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake kanë qenë dy mjete, ku njëra prej tyre ka hapur zjarr ndaj mjetit tjetër. Zjarri është hapur ndaj Taulant Pepaj, 30 vjeç, i cili fatmirësisht nuk ka mbetur i plagosur, por është larguar me mjetin që udhëtonte.

Autorët janë larguar menjëherë pas të shtënave me armë me makinë, ndërsa nga vendi i ngjarjes është larguar edhe makina me të cilën udhëtonte Taulan Pepaj.


Në venin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja arme, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të zjarrfikësve, në lagjen “Skenderbeg” të qytetit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorëve. Nuk dihen ende detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISË SHKODËR

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.


Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve.

ShkodraWeb Channel

Print Friendly, PDF & Email

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel